Lajme

Gazetari që i vdiqën dy prindërit nga COVID 19: Heshtja e qeverisë Kurti në këtë situatë është krim

Autori: Islam Morina 16:43 | 28 August 2021

Gazetari Naim Sadiku, i cili i humbi të dy prindërit e tij nga virusi Covid-19, e ka quajtur situatë krimi heshjen e qeverisë, krerëve të shtetit, e deputetëve, karshi situatës së ditëve të fundit me pandeminë në vend, shkruan Gazeta Infokus.

“Te heshtesh perballe kesaj qeverie eshte krim. Statistikat e virusit po shnderrohen ne tragjedi kombetare. Si eshte e mundur asnje deputet, asnje minister, as presidentja, as kryeparlamentari, as kryeministri asnje reagim, asnje veprim, asnje vizite, asnje adresim??? Cfare eshte duke ndodhur??? Kush jeni ju??? Cfare soj i njerezve jeni???”, shkruan Sadiku në statusin e tij në Facebook.

Tutje ai vazhdon statusin e tij duke kërkuar nga qeveritarët që të ndërmarrin masa në ndaljen e këtij trendi ose të ecin në shtëpi.

“Ndaleni kete trend, ose ecni te shpija se nuk jeni per kurgjo hiq. E tmerrshme. E frikshme. E dhimbshme”, e ka përfunduar statusin e tij, gazetari Naim Sadiku./Gazeta Infokus/

Të tjera