Fun & Video

Gazetari po raportonte live, i ndodh e papritura-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 02 December 2019

Gjatë raportimeve live të gazetarëve ndodhin edhe gjëra të papritura. Diçka e tillë i ka ndodhur edhe gazetarit grek Lazos Mantikos.

Ai po raportonte nga zonat e përmbytura nga reshjet e shiut jo larg Athinës, kur para objektivit të kamerës iu shfaq një mysafir i paftuar, një derr gjigant.

Derri që besohet se kishte ikur nga një fermë në zonën përreth ku po raportonte, fillimisht i afrohet më pas tenton ta kafshojë, ndërsa gazetari vazhdimisht mundohej t’i shmangej.

-Advertisement-

E sikur kjo të mos mjaftonte, e gjitha po ndodhte derisa ai po raportonte live për emisionin “Mirëmëngjes Greqi”, ku kolegët e tij në studio nuk mund të ndaleshin duke qeshur.

Gazetari po raportonte live, i ndodh e papritura on Vidnews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera