Lajme

Gazetari nga Tetova që bën thirrje për vrasjen e gazetarëve në stilin e “Charlie Hedbo”

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 12 January 2019

Gazetari shqiptar nga Tetova, Emir Hamzai ka bërë thirrje publike për vrasje të gazetarëve në Kosovë në mënyrën e njëjt sic ndodhi me redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo”, në Francë, transmeton Gazeta inFokus.

 

Hamzai, përmes një statusi në Facebook, bënë thirrje për vrasje dhe zhdukje të gazetarëvce pasi sipas tij, vetëm kështu liria e shprehjes do të kishte kuptim dhe do të ishte e barabartë.

-Advertisement-

“Në rastin e tanishëm, liria e shprehjes humb logjikën, jo vetëm se atakohet një subjekt si VV, por politika e këtij portali nuk është e barabart edhe karshi tjerëve. Liria e shprehjes për mendimin tim do të ishte, në qoftë se Indeksonline shpif, kurse faturën e merr me një veprim si Charlie Hebdo. Vetëm kështu fara e këtyre zhduket, sepse besimi tek gjyqësori është shterur. Në këtë kaos, ti shpif, unë të vras!”

 

“Vetëm kështu liria e shprehjes në këtë kontekst do të kishte kuptim dhe do të ishte e barabartë”, shkruan ai.

Ky reagimi i tij, ka ardhur pas një artikulli të publikuar nga Indeksonline me titullin” 80% e plaçkitësve me armë, janë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje”.

Në profilin e tij në facebook, Hamzai ka fotografi dhe statuse përkrahse për Lëvizjen Vetëvendosje.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera