Gazetari kosovar në Bruksel thotë se BE beson për arritjen e një dakordimi mes Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus
17:29 | 26 October 2023
Korrespodenti i Kohës në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se në Bashkimin Evropian të enjten ekziston një optimizëm më i madh për arritjen e një dakordimi mes Kosovës dhe Serbisë.
Palokaj ka thënë se brenda BE-së duan që dita e sotme të sjellë zhvillime pozitive.
Palokaj në “60 Minuta” të KTV-së ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që mund të ketë edhe ndonjë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndonëse ka shtuar se nuk është e domosdishme të ketë takim të përbashkët për t’u dakorduar për hollësitë.
“Pala kosovare ka pranuar draftin në fjalë, ndonëse po taktizohet se është pranuar si bazë e mirë për bisedime. Mund të ketë mundësi që gjërat të sqarohen në detaje. Ka mbetur për të sqaruar se çfarë do të bëhet me disa kërkesa që ka parashtruar Kosova. Nga burime diplomatike kam kuptuar se Kosova kërkon disa gjëra që nuk varen vetëm nga Serbia, por edhe nga BE-ja e bashkësia ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me avancimin e Kosovës në programet ndërkombëtare, programet që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës, si anëtarësimi në Partneritetin për Paqe të NATO-s, të ketë lëvizje drejt Këshillit të Evropës, sikur që të ketë lëvizje edhe në raporte me BE”, ka thënë Palokaj. “Gjithsesi krahasuar me takimet e mëparshme, kësaj radhe optimizmi duket më i madh në BE”.

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...