Lajme

Gazetari kilian zbulon se si i shpëtoi policisë ukrainase gjatë kohës kur po raportonte për lufte

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 07 March 2022

Një gazetar kilian është arrestuar nga policia ukrainase gjatë kohës sa ishte duke raportuar për luftën që Ushtria e Rusisë e ka nisur kundër Ukrainës tash e 12-të ditë, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, ai u la i lirë vetëm pasi policia e panë që njëri nga kolegët e tij e kishte Diego Mardonan të bërë tatuazh.

Gazetari nga Kili ka treguar se si ka rrjedhur kjo ngjarje, teksa tha së u liruan “falë Maradonas”.

-Advertisement-

“Sot, në një nga postblloqet përgjatë rrugës, policia na sekuestroi dokumentet, kamerat, telefonat dhe na dërgoi në stacion. Marrja në pyetje ka qenë situatë e tensionuar, pasi ata thonin se këtu është një vend në luftë dhe dyshohen për spiunë apo diversantë”, tha ai, duke shtuar se tensionet ishin të larta sepse nuk kuptoheshin mes vete, shkaku i gjuhës.

“Derisa një nga policët pa pasaportat e kolegëve të mi argjentinas dhe mes një numri fjalësh në gjuhën ukrainase, ai tha dy që ne i kuptuam: ‘Messi dhe Maradona’”, shtoi gazetari klian.

“Atëherë ndryshoi gjithçka. Kameramani ynë tregoi se ka një tatuazh të Diego Maradonas. Kështu që na lanë të lirë dhe na kthyen gjërat tona. Ne shpëtuam nga ‘Dora e Zotit’”, ka deklaruar gazetari Matamala./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera