Gazetari Hamidi pas raportimeve të Infokusit: Ky skandal do të thellohet, GEN mori 4.2 milionë euro për import të energjisë

Autori: Islam Morina
00:24 | 23 April 2022
Pas raportimeve të Gazetës Infokus, lidhur me skandalin e tregtimit me energji elektrike mes kompanisë serbe DEN dhe KEK-ut, Lavdim Hamidi, kryeredaktor i portalit Front Online ka thënë se skandali i ambasadorit Berishaj vetëm sa do të thellohet, sepse ai ka marrë para nga GEN, që buxhetit të shtetit ia ka marrë 4.2 milionë euro në vetëm dy muaj.
Kujtojmë se fakti më skandaloz është ai që KEK ka importuar energji elektrike nga GEN për një çmim prej 255 euro për një megavat, kurse po të njëjtës ia ka shitur për 105 euro megavatin e energjisë.
“Ky skandal vetëm sa do të rritet, për faktin se kemi një ambasadori cili ka marrë para nga dega e GEN-it në Beograd dhe për dy muaj kjo kompani ka marrë nga Kosova 4.2 milionë euro për import të energjisë, bëhet fjalë për dhjetor dhe janar të këtij viti, edhe më keq që këto pi arsyetojnë dhe kur i sheh të gjitha këto njeriu thotë ndoshta Adem Grabovci ka qenë në një qeverisje të gabuar. Me pasë qenë pjesë e këtij koalicioni qeverisës besoj që skandali me ambasadorin kosovar në Kroaci, është më i madhi që nga paslufta dhe më i rëndi për diplomacinë tonë, goditje e madhe për imazhin.
Ky skandal vetëm se do të rritet për faktin se e kemi një ambasador i cili ka marrë para nga dega e GEN-it në Beograd që do me thanë që kjo është shumë e dëmshme edhe për imazhin e vendit. Skandali edhe më shumë po rritet pasi më herët më njoftuan kolegët nga Infokus se ata kanë siguruar dokumente se për dy muaj kjo kompani GEN ka marrë nga Kosova 4.2 milionë euro për import të energjisë, bëhet fjalë për dhjetor dhe janar të këtij viti”, ka thënë gazetari Lavdim Hamidi në ATV, duke iu referuar raportimeve të Gazetës Infokus për këtë skandal./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Gjendje e jashtëzakonshme në arsim? Qehaja nuk e sheh të domosdoshme
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ditë më parë ka thënë se në Kos...
-
Blerjet politike dhe etnike të shtëpive në veri të Mitrovicës
Shqiptarët e Lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur m...
-
Ja çfarë moti do të mbretërojë në pesë ditët e ardhshme
Në Kosovë gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbajë mot kryesisht i ndry...
-
Kurti iu uron mirë se ardhje në Kosovë dy gazetarëve ukrainas
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy ...
-
Marrëveshja PS-PD për presidentin dështoi, raundi i dytë i votimit drejt skadencës
Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në presidencën e Shqipër...
-
Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktivite...
-
Arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë
Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, njofton për ardhjen në Kosovë...
-
Kurti në Boston flet për bashkëpunimin me Demaçin, burgun e VV-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ligjeratë të mbajtur në Univer...
-
Vulin: Rusia nuk na bombardoi, as s’na kërkoi njohjen e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka komentuar thir...
-
Vulin: Alarmet për bomba si korona, duhet të mësohemi me to
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se raportime...
-
Pas urdhrit të talibanëve, gazetaret afgane shfaqen me mbulesë në fytyrë
Prezantueset afgane dhe gazetaret tjera janë shfaqur të dielën në televizioni...
-
Mbi 960 amerikanëve u ndalohet hyrja në Rusi
Rusia ka publikuar një listë prej 963 zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqëve ame...