Gazetari gjerman zbulon se Kosova planifikon të aplikojë për anëtarësim në BE këtë vit, nën këtë pretekst

Autori: Gazeta inFokus
22:08 | 09 June 2022
Gazetari i mediumit gjerman ‘F.A.Z’, Michael Mertens, duke u thirrur në burime, ka zbuluar preteksin me të cilin institucionet kosovare ia mësyjnë që të aplikojnë në BE.
Mertens, në një postim në ‘Twitter’, ka thënë se, nga burime të sigurta, aplikimi i Kosovës në BE ndërlidhet me atë të Ukrainës, Gjeorgjisë e Moldavisë.
“Burime që e njohin mirë këtë çështje: Kosova planifikon të dorëzojë aplikacionin për anëtarësim në BE edhe këtë vit. Logjika duket se është kështu: Nëse Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia po e bëjnë këtë, pse jo edhe Kosova?”, ka shkruar ai.
I njëjti pati raportuar paraprakisht me burime edhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Për aplikimin e Kosovës në BE ka folur edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përpara dy muajsh.
“Ne do të aplikojmë këtë vit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Do të ishte shumë mirë që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në programin e partneritetit për paqe të NATO-s”, pati deklaruar Kurti në një intervistë.
Formë skepticizmi për aplikimin e Kosovës në BE është shprehur në raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën, duke thënë se nuk ka formë të përshpejtuar për në unionin europian shkruan lajmi.net.
“Por, nënvizojmë faktin se nuk ekziston një procedurë e shpejtë dhe se normalizimi i raporteve me Serbinë është i domosdoshëm për avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, thuhet në tekstin e draftit të raportit, për të cilin do të diskutohet të enjten në seancën e Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.
Kosova ka aplikuar në Këshillin e Evropës në gjysmën e muajit maj, teksa shqyrtimi i këtij aplikacioni pritet të bëhet më 2023-ën.
Sources who should know well: Kosovo plans to submit an application for EU membership still this year. The logic seems to be: If 🇺🇦, Georgia and Moldova are doing it, why not Kosovo?
— Michael Martens (@Andric1961) June 9, 2022
Të tjera
-
Shkon në 20 numri i të vdekurve në një klub nate në Afrikën e Jugut
Ka shkuar në 20 numri i të vdekurve që janë gjetur në një klub nate në qytet...
-
KUJDES: Këta janë dy faktorët kryesorë që po e shkaktojnë kancerin në mushkëri
Faktorët kryesorë të cilët mund të shkaktojnë kancerin në mushkëri janë duhan...
-
Policia jep detaje për aksidentin ku një grua u godit nga vetura në Prishtinë
Gazeta Infokus pak më parë raportoi se një grua është goditur nga një veturë ...
-
Shtrenjtimi i karburanteve pamundëson pushimet e shkurtra
Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të ...
-
Një grua goditet nga vetura në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë
Një grua është goditur nga një veturë para pak minutave në rrugën "Muharrem F...
-
Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë
Në vetëm gjashtë shtretër sa posedon një repart i Psikiatrisë, po trajtohen p...
-
Rritet numri i pacientëve me këtë lloj sëmundje
Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, numri i pacientëve të cilët janë të diagn...
-
Vuçiq thotë se pret rezultate të mira nga vizita e Abazoviq në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruari se pret një vizitë të m...
-
Kadetët e FSK-së në stërvitje me ushtarët e NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët tanë bashkë me kade...
-
I nxehti i madh arrin në Kosovë, ja sa do të arrijnë temperaturat
Mot me temperatura të larta pritet të mbajë në Kosovës, gjatë javës që po hyj...
-
Të paktën 17 persona të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut
Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Lond...
-
Nëse i keni këto simptoma, rrezikoni të jeni të prekur nga kanceri në mushkëri!
Pulmologu i njohur, Shpëtim Thaçi, ka treguar disa nga simptomat kryesore të ...