Lajme

Gazetari Duriqi rrëfen se si iu kundërvye sulmuesve

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 25 February 2021

Gazetari Visar Duriqi pas rrahjes brutale që pësoi mbrëmë në mesnatë ka deklaruar se sulmuesve iu kishte kundërvyer, duke përdorur një thikë xhepi.

Duriqi rrëfen për betejën pak-minutëshe me sulmuesit.

‘’Personat që e kanë kry sulmin nuk e kanë thënë asnjë fjalë. Me personin e parë jam përplas direkt, jam kthy. E mbaj një thikë për ushqim e kështu. Kur e kam përdor thikën, mu kanë kthy edhe dy persona të tjerë. Ka qenë njëfar hallakame derisa kanë arrit mem rrëzu përtoke. Me shqelm kanë arrit me m’i thy dhëmbët e hunën. Pasi kanë ikë, i kam ndjek edhe 20 metra derisa kanë ikë në errësirë’’, shton ai në një emision.

-Advertisement-

Sipas Duriqit,sulmuesit janë lënduar prej anës së tij dhe nëse kanë marrë trajtim në qendra shëndetësore, mund të gjenden më lehtë.

‘’Duket se ata kanë vendos me u trajtu në forma të ndryshme’’, shton ai.

‘’Nuk dyshoj në dikë specifikisht. Indoksin e mbaj që 3 vjet. Aty kemi prek lloj lloj teme. Gjatë këtyre viteve, kemi kriju goxha armiq që tash është problem me ditë prej kujt ka ardhë. Kohëve të fundit kam pasë veç ofendime, jo nga grup i njerëzve’’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera