Gazetari amerikan Evan Gershkovich shënon 100 ditë në paraburgim rus

Autori: Gazeta inFokus
15:47 | 08 July 2023
E premtja shënoi 100 ditë që kur autoritetet ruse arrestuan amerikanin Evan Gershkovich dhe e akuzuan atë për spiunazh. Ai është gazetari i parë amerikan që akuzohet për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Kremlini la të kuptohet këtë javë se do të ishte i hapur për të negociuar shkëmbimin e të burgosurve.
Evan Gershkovich, korrespondenti i gazetës amerikane “Wall Street Journal” në Rusi, u arrestua më 29 mars në Yekaterinburg, në lindje të Moskës.
Autoritetet ruse e arrestuan 31-vjeçarin për spiunazh duke e akuzuar atë për mbledhje informacionesh për një kompani të mbrojtjes ruse që ishte sekret shtetëror. Zoti Gershkovich dhe gazeta e tij i mohojnë me forcë akuzat.
Ai po mbahet në burgun famëkeq Lefortovo të Moskës dhe nëse shpallet fajtor, ai përballet me 20 vjet burg.
Por gjatë kësaj jave janë shtuar shpresat për fatin e tij pasi Rusia konfirmoi se kishte pasur kontakt me SHBA-të në lidhje me një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve. Flitet për mundësinë e shkëmbimit të gazetarit Gershkovich me shtetasin rus Vladimir Dunaev, të ndaluar në Shtetet e Bashkuara nën akuza për krime kibernetike.
“Kemi thënë se ka kontakte të caktuara me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje, por nuk duam t’i bëjmë ato publike në asnjë mënyrë. Bisedimet duhet të vazhdojnë në heshtje të plotë”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.
Rusia kishte thënë më parë se nuk mund të kishte shkëmbime për zotin Gershkovich deri në daljen e tij para gjykatës. Ende nuk është caktuar data e gjykimit. Paraburgimi është zgjatur deri në gusht.
Ambasadorja amerikane i ka bërë thirrje Rusisë që ta lirojë atë.
“Akuzat kundër tij janë të pabaza. Ai është një gazetar i pafajshëm i cili është arrestuar pa të drejtë. Një diplomaci e tillë pengjesh është e papranueshme dhe i bëjmë thirrje Federatës Ruse ta lirojë atë”, tha Lynn Tracy, ambasadore e SHBA-së në Moskë.
Ambasada amerikane e ka akuzuar Rusinë se e ka kufizuar në mënyrë të jashtëligjshme edhe kontaktin me zotin Gershkovich në burg. Moska tha të enjten se kjo ishte një masë hakmarrëse.
“Kur mediave ruse iu refuzuan vizat për të mbuluar presidencën ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në prill të këtij viti, u mor vendimi për shtyrjen e vizitës së diplomatëve amerikanë në burgun ku po mbahet Gershkovich”, thotë Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.
Liria e shtypit ka rënë ndjeshëm në Rusi që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë vitin e kaluar, sipas organizatës Reporterët pa Kufij. Rusia u rendit e 164-ta nga 180 vende në indeksin e saj të lirisë së shtypit për vitin 2023.
“Sigurisht që tani në Moskë nuk ka gazetari, në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Ka vetëm punonjës të mediave zyrtare që vazhdojnë të punojnë në kushtet e censurës ushtarake, me të gjitha ato kufizime që u vendosën vitin e kaluar, ku nuk na lejohet të përdorim fjalë të caktuara apo të prekim disa tema të veçanta”, thotë gazetari rus, Anton Orekh.
Gazetarët e huaj në Rusi kishin gëzuar liri më të mëdha se sa kolegët e tyre rusë. Analistët thonë se arrestimi i Evan Gershkovichit ka të ngjarë të shtyjë shumë organizata të huaja mediatike që ta shqyrtojnë qëndrimin e tyre në Rusi./VOA

Të tjera
-
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF’në e Skenderajt
Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj...
-
Bajrami shkruan për “strukturën e mafisë energjetike” në Kosovë: Prokuroria të merret me të para se ajo të shkatërrojë çdo gjë
Bajrami shkruan për “strukturën e mafisë energjetike” në Kosovë: Prokuroria t...
-
Trafik ar*mësh Kosovë-Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg 8 të arrestuarit
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 persona...
-
Vr*asje për gjakmarrje në Lezhë të Shqipërisë
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fsh...
-
Zjarri shpërthen në një spital në Hamburg, humbin jetën tre pacientë – dhjetëra të lënduar
Një zjarr i shpërthyer gjatë natës në një spital në qytetin gjerman të Hambur...
-
Vetaksident tragjik në Pejë, ku vetura u përfshi nga flakët: Prokuroria: Jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës
Një person ka vdekur pasi u vetaksidentua në Pejë. Vetura është rrokullisu...
-
Një haxhi kosovar vdes në Qabe
Një haxhi nga Kosova ka vdekur në Qabe, ka njoftuar hoxha Abdullah Shaqiri. ...
-
27 zyrtarë ende s’e kanë deklaruar pasurinë, Agjencia paralajmëron kallëzime penale
Nga 141 zyrtarë publikë që nuk e kishin deklaruar pasurinë, tashmë vetëm 27 p...
-
IKD: Nëse Kuvendi s’konstituohet as dy-tre muajt e ardhshëm, pasojat edhe më të rënda për Kosovën
Mosfunksionalizimi i Kuvendit të Kosovës ndonëse po bëhen gati katër muaj që ...
-
Bizneset e mëdha kalojnë në treg të hapur të energjisë, AKB kërkon pezullim të vendimit ose përshkallëzim të protestave
Nga sot, rreth 1300 biznese të mëdha në Kosovë janë detyruar të kalojnë në tr...
-
AUV para festës së Bajramit: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore
Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinaris...
-
Dyfishim i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump
Komisioni Evropian shprehu keqardhje të thellë për vendimin e presidentit ame...