Lajme

Gazetari amerikan befasohet nga një kamerier në Prishtinë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 17 February 2019

Nolan Peterson, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili punon si korrespondent për “The Daily Signal”, ka treguar se si në një kafene në kryeqytetin kosovar nuk është lejuar të paguajë.

“Sot, Kosova festoi 11-vjetorin e Pavarësisë. Para paradës, hëngra drekë në një kafene në Prishtinë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook.

Por, në momentin kur kërkoi faturën, ai u befasua.

-Advertisement-

“Kur kërkova faturën, kamerieri thjesht më buzëqeshi dhe më tha, ‘I ke prej shtëpisë”, ka treguar ai.

Gazetari amerikan, i cili, sipas biografisë së tij në Facebook, ka qenë pilot i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, ka thënë ta ketë pyetur kamerierin pse po tregohej aq bujar ndaj tij.

“Vendi yt e ka shpëtuar timin”, ka treguar gazetari t’i ketë thënë kamerieri.

“Më e pakta që mund të bëj është të ta paguaj drekën”, i është thënë më tej atij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera