Lajme

​Gazetarët shpërthejnë në të qeshura në konferencën e Ancelottit (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 24 October 2023

Carlo Ancelotti nuk u përball me pyetje për ndeshjen e Real Madridit në Ligën e Kampionëve kundër Bragas, dhe e mbylli konferencën e tij duke thënë: “Është turp, doja t’ju tregoja formacionin titullar”.

Mediat spanjolle janë të fokusuara në skandalet e gjyqtarëve pas përballjes së Realit kundër Sevillas, dhe abuzimit racor ndaj Vinicius Jr, kështu që Ancelotti nuk pranoi ndonjë pyetje për ndeshjen e radhës kundër Bragas në Ligën e Kampionëve, raporton KosovaPress.

Gazetarët të cilët ishin në konferencën e mediave shpërthyen në të qeshura kur Ancelotti u largua nga konferenca, duke thënë:

-Advertisement-

“Është turp, unë doja t’ju tregoja formacionin titullar, por ju nuk pyetët për të”, tha Ancelotti para se të largohej nga dhoma e konferencës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera