Sport

Gazetarët e sportit fituan turneun për Javën Olimpike 2021

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 22 June 2021

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar sot turneun e futbollit të madh, aktivitet ky që u mbajt në kuadër të Javës Olimpike 2021.

Pjesëmarrëse ishin ekipet e KOK-ut, Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Veteranët e futbollit, Gazetarët Sportiv dhe Estrada.

Mund të jetë një imazh i 14 persona, njerëz në këmbë dhe bar

-Advertisement-

Turneun e fituan Gazetarët Sportivë, të cilët në finale mundën Komitetin Olimpik të Kosovës, me rezultat 5:0. Humbja e energjisë nga dy ndeshjet paraprake, bëri që lojtarët e KOK-ut, të mos tregojnë paraqitje të njëjtë si në takimet tjera.

KOK-u arriti të shënojë dy fitore. Fillimisht mundi Veteranët e futbollit, të cilët përbëheshin nga ish-futbollistë që kanë lënë gjurmë në futbollin tonë dhe Kombëtaren e Kosovës. Ndeshja u mbyll pa gola, ndërsa në penallti, olimpikët triumfuan 3:2.

Në gjysmëfinale, KOK-u u takua me MKRS-në, të cilën e mundi 3:0.

Gazetarët Sportivë, në gjysmëfinale shënuan fitore 5:2 ndaj Estradës, e cila në radhët e veta kishte këngëtarë dhe artistë të njohur.

Para kësaj ndeshje u mbajt një minutë heshtje në nderim të figurave të çmuara të artit, kulturës dhe sportit, këngëtarit Ismet Bogujevci dhe aktorit Rasim Thaçi Cima, të cilët u ndanë nga jeta muaj më parë.

Çmimi i lojtarit më të mirë shkoi për Fatos Preniqin e Gazetarëve Sportivë.

Trofeun fituesit të turneut ia dorëzoi presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ndërsa medaljet për vendin e parë u ndanë nga Fitim Arifi, drejtor i Departamentit të Sportit në MKRS dhe për vendin e dytë nga Faton Paqarada, pronar i kompanisë “Vlera Sport”, e cila dhuroi medaljet dhe trofetë enkas për këtë turne.

Turneu u organizua në stadiumin e “Ramiz Sadikut” në Prishtinë, të cilët KOK i falënderon për dhënien në shfrytëzim të stadiumit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera