Lajme

Gazetarët e RTK-së vazhdojnë distancimin pasi televizioni publikoi artikullin e “Slobodna Bosna”

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 23 July 2024

Gazetarja e RTK-së, Fitore Rexhepi, ka thënë se distancohet nga lajmi që është transmetuar të hënën nga RTK, lajm i prodhuar nga një medium boshnjak ku sulmohen dy media të Kosovës.

“Si gazetare e TV publik, në çdo pyetje që bëj ndaj secilit politikan, kam parasysh interesat e çdo qytetari që paguan taksat për këtë televizion. Jam gazetare e TV publik por jam kolege e secilit gazetar në Kosovë. Distancohem nga lajmi i mbrëmshëm, por ky reagim publik nuk është një akt guximi – në RTK gjithmonë ka vend për zëra të ndryshëm. Shpresoj që këta zëra të dëgjohen edhe në mediat e tjera, në mënyrë që të triumfojë demokracia dhe liria e secilit gazetar, qoftë nga politika apo nga grupet e tjera të interesit!”, ka shkruar ajo.

E sikur Rexhepi, nga RTK-ja janë distancuar edhe dy redaktorët e tjerë, Blerta Foniqi Kabashi, si dhe Arton Mulliqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera