Lajme

Gazetarët e kritikuan që nuk i nxori incizimet, Abazi: Kjo i takon Prokurorisë

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 16 February 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, të mërkurën e ka paralajmëruar një konferencë për media ku do të flas edhe për disa audio-incizime.

Por Abazi nuk publikoi audio-incizime, kjo bëri që gazetarët ta pyesin se “pse ka thënë që ka audio-incizime”.

“Ju kam thënë qartë, nëse e lexoni në status në Facebook se do të flasim për audio-incizime dhe video-incizime, do të flasim”, ka thënë Abazi.

-Advertisement-

Por gazetarët i thanë se ai ka thënë që ka audio-incizime.

“Unë nuk mundem ta kryej punën tuaj”, tha Abazi.

Më pas gazetarët insistuan se kur do t’i publikojë ato audio-incizime.

“Ajo është çështje tjetër, ajo i takon prokurorisë”, ka deklaruar ai.

Por një gazetar i tha Abazit “pse po mashtron”, duke pretenduar se Abazi “mashtroi” kur foli për audio-incizimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera