Gazetarët dhe kameramanët tregojnë për sulmet në veri, kërkojnë siguri e kushte më të mira
Autori: Gazeta inFokus
15:02 | 21 Qershor 2023
Gazetarë e kameramanë që përkundër rrezikut, arritën të pasqyrojnë sulmet ndaj tyre në Leposaviq, po kërkojnë siguri dhe kushte më të mira. Ata rrëfyen për sulmet dhe lëndimet që pësuan nga huliganët serbë gjatë së premtes në Leposaviq. Para deputetëve në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillimin Rajonal, treguan për dhunën brutale, mos-mbështetjen e KFOR-it dhe ndihmën nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës pas asaj çfarë përjetuan më 16 qeshor.
Gazetarja nga RTK, Venera Xhoxhaj tregoi për ditën e premte, kur ajo dhe kameramani u sulmuan nga protestuesit serbë.
Ajo shtoi se përjetimet nga ajo ditë, po shkaktojnë gjendje jo të mirë emocionale.
Xhoxhaj: Kemi pësuar lëndime nga ai rrebesh gurësh, super të mëdhenj
“Mendoj që kemi bërë punën tonë në gjendje të jashtëzakonshme atë ditë. Bardhin po e shihni, Pleuratin, Laura po ashtu është bukur shumë e lënduar. Të tjerët që sot nuk janë këtu, por përfshirë edhe mua që kemi pësuar lëndime nga ai rrebesh gurësh, super të mëdhenj, pa mëshirshëm janë gjuajtur në drejtim tonin dhe normalisht e gjithë situata ka ndodhë aq shpejt, por unë i përgëzoj kolegët, kemi marrë shumë lëvdata prej secilit, por me të vërtetë konsideroj që profesioni i gazetarit është mision, po aq sa i luftëtarit, po aq sa i mjekut dhe i secilit. Pavarësisht rekomandimeve, dua ta nënvizoj, sepse situata atë ditë prej mëngjesit ka qenë një tension”, tregoi Xhoxhaj.
Ajo foli edhe për sulmin, një natë para të premtes, ku u sulmua vetura e RTK-së dhe ekipi kishte mbetur në mes të shiut.
Përmes videos që e ka bërë vet, Venera ka shtuar se janë dëshmuar dhuna e ushtruar ndaj gazetarëve.
Xhoxhaj: Ne jemi të pozicionuar brenda rrezikut pa asnjë lloj mbrojtje
“Ne jemi të pozicionuar brenda rrezikut pa asnjë lloj mbrojtje. Keni parë atë ditë reagimin e KFOR-it, realisht ne jemi të vetëdijshëm sepse kemi kryer dhe kemi krijuar përvojë pune dhe i dimë legjislacionet, i dimë rregullat vendore dhe ndërkombëtare, kemi pasur parasysh që KFOR-i është reaguesi i fundit. Mirëpo, megjithatë në atë situatë ti mendon që e ke një zgjidhje. Dhe kolegu nga Dukagjini ka provuar të bëjë zgjidhje emergjente që të mbrohet disi, sepse kemi qenë të mbuluar me gurët që janë gjuajtur prej protestuesve…(13:20) Të mendohet për mundësitë e krijimit të kushteve të gazetarëve, sepse ne po duam të përmbushim punën tonë për Kosovën tonë, për popullin e Kosovës, t’i informojmë ata. Ne kemi marrë jelekët anti-plumb dhe helmetat, por vendosja e tyre është provokim”, shtoi Xhoxhaj.
Kameramani Bardh Bekteshi nga RTK, shpreson që ekipet tjera që ditëve në vijim do të raportojnë nga veriu, nuk do të kenë fatin e tij që të goditën brutalisht nga serbët.
Bekteshi: Vet ndjenja që shkon atje e nuk ke siguri, nuk është ndjenjë e mirë
“Vet ndjenja që shkon atje dhe hyn mes tyre, e nuk përreth ndonjë siguri, nuk është ndjenjë e mirë, as për mu as për familjen. Atë si çdo ditë kemi shkuar me Venerën dhe Mentorin, pritëm se nuk na sulmojnë në atë mënyrë si na sulmuan, pritem se po e kalojnë me ministrin atë të keqen, kur kaloi ministri çfarë mundën u shfryn te ai, pastaj u kthyer tek ne”, u shpreh ai.
Pleurat Salihu, i cili është gazetar në Arbresh.info dhe ka marrë lëndime në krah, tregoi mes-lotëve për provokimin që i është bërë nga një huligan serb.
Ai tregoi para deputetëve se dëgjoi ish-deputetin serb, Slavko Simiq, duke dhënë urdhër për sulm ndaj gazetarëve.
Salihiu Atë ditë ne kemi qenë cak pse jemi gazetarë shqiptarë
“Atë ditë ne kemi qenë cak për tu ekzekutuar. Sot ne nuk do ishim këtu, sot ju na kishit sjell lule. Atë ditë ne kemi qenë cak pse jemi gazetarë shqiptarë për tu ekzekutuar një nga një. Unë kam pamje se si gazetarë serbë kanë qenë aty dhe nuk kanë qëndruar me neve… (22:42) Pyetja e parë që më është drejtuar serbisht ka qenë- ‘A ka vdek gazetari në Ambasadën e Arabisë në Turqi’. A e shihni çfarë pyetje? Provokimi i parë aty ka qenë”, tha ai mes lotëve.
Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Isak Shabani ka pyetur gazetarët për kushtet që ofrohen nga mediumet për gazetarët.
Për këtë është përgjigjur gazetarja nga “Indeks Online”, Laurë Kerolli, e cila po ashtu është lënduar në këmbë.
Kerolli: Mbështetja e institucioneve dhe e kompanisë dallojnë
“Mbështetja e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe ajo e kompanisë, dallojnë shumë nga njëra-tjetra. Nuk duhet assesi të ndikohen prej njëra-tjetrës. Mbështetja e institucioneve le të mbetet te institucionet e Kosovës. Mbështetja e kompanisë le të mbetet e kompanisë”, u shpreh Kerolli.
Ndërsa, kryetari i Komisionit për Media, Valon Ramadani tha se ata që po krijojnë trazira në veri, po tentojnë t’i fshehin nëpërmjet dhunës ndaj gazetarëve.
Ramadani: Ata që po krijojnë këto trazira, po mundohen t’i fshehin nëpërmjet dhunës ndaj gazetarëve
“Ju urojmë shërim sa më të shpejt të gjithë ju gazetarë që keni kryer obligim tuaj në formën më të mirë të mundshme, por falënderim edhe për gjithë ata gazetarë e gazetare që fatmirësisht nuk janë lënduar por kanë arritur dhe po arrijnë që të raportojnë të gjithë ato ngjarje që sot po ndodhin në veri, ku ata po i krijojnë ato trazira atje po mundohen që ato që ju paraqisni në formën më të mirë të mundshme, t’i fshehin nëpërmjet dhunës ndaj juve si gazetarë po edhe ndaj atyre makinave apo mjeteve që i kemi parë”, tha Ramadani.
Pas vizitës së ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në Leposaviq, me 16 qershor, bandat kriminale kanë sulmuar gazetarët.
Kameramani Bardh Bekteshi dhe gazetarja Dorentina Thaqi, kanë pësuar lëndime në kokë dhe trup.
Kameramanët Albin Rrahmani dhe Ardijan Shala kanë pësuar lëndime në trup.
Në këmbë janë lënduar gazetaret, Laura Kerolli e Qendresa Sinani, ndërkaq në krah ka marrë lëndime gazetari Pleurat Salihu.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...

































