Gazetarët dëshmojnë për sulmet brenda dhe jashtë Parlamentit
Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 29 April 2017
Me sulme fizike dhe verbale, fyerje e mallkime nga demonstrantët e iniciativës “Për Maqedoni të Përbashkët” u përballën të enjten gazetarët që ishin dëshmitarë të incidenteve në Parlament.
Ata për BIRN tregojnë krejt atë që ndodhi dhe çfarë panë derisa ishin në vend të ngjarjes.
Sipas deklaratave të tyre, është i padyshimtë përfundimi që në ndërtesën e legjislativit policia nuk reagoi gjatë kohës së aksidenteve dhe se nuk kishte kush t’i mbronte nga turma e egërsuar.
Natasha Stojanovska, gazetare e mediumit “24 Vesti” ishte dëshmitare e sulmit fizik të demonstrantëve ndaj koleges së saj Dusica Mrga.
“Gjuanin me gjithçka që mundeshin, me shufra, me këmbë kamerash, deputetët u shtynë në qosh dhe demonstrantët ishin të gatshëm që t’i mbysnin. U përpoqa të xhiroja me telefon, por ai mu mor nga demonstruesit dhe u gjuajt . Pastaj një grup i tyre u përpoq që Dusica Mrga-s t’ia marrë telefonin dhe këtu erdhi deri te kontakti fizik, atë bile edhe e goditën. Policë në atë kohë nuk kishte, një kohë të gjatë nuk kishte. Brenda ishim lënë vetëm që të përballemi me turmën”, tha Sojanovska.
Të njëjtën e konfirmon edhe Frosina Dimeska, gazetarja e Radios Evropa e Lirë, e cila gjatë incidenteve ndodhej në sallën e Parlamentit.
“Vazhdimisht na bërtisnin ‘Mos xhiro, mos u lajmëro, lëshoje kamerën, thjesht na e pamundësonin të raportonim për atë që ndodhte. Mundoheshim të largoheshim nga gjithë ajo skenë, kishte përfaqësues të sigurimit që na thoshin se janë të pafuqishëm në atë situatë… Nuk dinim nga të shkonim, nuk kishte as policë, as sigurim të na mbronte në ato momente”, tha Frosina Dimeska.
Bobi Hristov, redaktor në TV “Telma” ishte sulmuar nga një zyrtar policor që ia kishte shkatërruar mikrofonin dhe e kishte mbështetur për muri.
“Shfaqet dilema nëse masa, populli, demonstrantët, sido që u quajtën mundën të futen në Parlament, apo thjesht u lanë të hyjnë. Për mua më shokanti është fakti se personalisht u sulmova nga një pjesëtar i policisë nga sigurimi i Parlamentit, ndërsa për hir të së vërtetës u shpëtova dhe u evakuova nga njeriu që në vete kishte një shami kuq e gjelbër”, tha Hristov.
Redaktorja e “Makfaks” Santa Argirova në rrjete sociale njoftoi se një kameraman i “Makfaksit” është në spital, pasi u lëndua gjatë incidenteve.
“Kameramani i ‘Makfaks’ Nikolla është në spital. Ka tronditje në tru nga goditja. Djali ka vetëm 21 vjet dhe vetëm po kryente detyrën e tij”, shkroi Argirova.
Gazetarët njoftojnë se ishin dëshmitarë të fyerjes së gazetareve nga mediume të ndryshme, si brenda, ashtu edhe jashtë Parlamentit.
Nga Televizioni 21 thonë se katër gazetarë të ekipit të tyre janë sulmuar.
“Na thanë se jemi ‘televizion shiptar i paguar nga Soros-i’. Njëri nga demonstruesit e mori një karrige dhe më goditi duke thënë ‘edhe ti duhet të vuash, sepse je nga televizioni shiptar’”, thotë gazetarja e Televizionit 21 Iskra Opetçeska, duke shtuar se edhe tre kolegë të saj janë sulmuar.
“Raste të tilla janë dëshmi për kushtet alarmante me të cilat përballen mediet, e dhuna ndaj tyre është sulm ndaj demokracisë, e me këtë edhe krim ndaj shoqërisë. Në qoftë se autoritetet nuk ndërmarrin hapa seriozë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, do të vazhdojnë t’i trimërojnë ata që kanë për qëllim që më anë të dhunës t’i heshtin gazetarët dhe zërat tjerë kritikë në shoqëri”, thuhet në reagimin e Këshillit Etik të Mediumeve të Maqedonisë.
Me kritika të ashpra rreth incidenteve të së enjtes dolën edhe Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve Medialë dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.
“Politika e etiketimit, gjuha e urrejtjes, dhuna verbale ndaj gazetarëve që kulmoi në Parlament me sulm ndaj dhjetra gazetarëve dhe punonjësve medialë është mposhtur. Është mposhtur me guximin e kolegëve që përkundër rrezikut e xhiruan tërbimin e dhunuesve dhe pasivitetin e policisë,”. thuhet në komunikatë.
Sindikata thotë se edhe policia, njësitë e ndërhyrjes së shpejtë dhe ata që i komandojnë “janë përgjegjës direktë si ata huliganë që nëpër korridoret e Parlamentit ndoqën ekipet e gazetarëve, i rrahën, i fyen, ua shkatërruan telefonat dhe pajisjet jo rastësisht, të vetëdijshëm se pikërisht xhirimi i tërbimit të tyre është dëshmi që do t’i çojë në gjyq”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...