Lajme

Gazetarët bojkotojnë konferencën e Hekuran Muratit, i la të presë gati një orë

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 25 January 2023

Mediat kanë bojkotuar konferencën që rëndom mbahet pas mbledhjes së qeverisë, shkak u bë vononesa prej 40 minutave e ministrave për të dalë para gazetarëve.

Në konferencë pritej që të dilnin ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kjo praktikë e vonesave në konferencë po ndodh shpesh pas mbledhjeve të qeverisë.

-Advertisement-

Paraprakisht, askush nga qeveria nuk njoftoi se do të ketë vonesa, por pasi i panë mediat te dalin, u arsyetuan se ka pasur edhe një mbledhje të brendshme të ministrave, pas mbledhjes së rregull.

“Kthehuni kësaj here”, Përparim Kryeziu i lut gazetarët të kthehen në konferencën e Hekuran Muratit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera