Gazeta serbe: Pacolli po e blenë jugun e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 27 April 2017
Mediat serbe kanë vazhduar me fushatën kundër Kosovës dhe politikanëve të saj.
Gazeta beogradase Informer.rs në ballinën e saj të numrit të së enjtes ka vendosur titullin”Pacolli blen jugun e Serbisë për 250.000.000 euro”.
“Miliarderi më i pasur shqiptar Behgjet Pacolli, i ka dhënë një shumë të parave me të cilat ekstremistët në jug të Serbisë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, dhe në Vranjë, Leskovc dhe Nish do të blejnë tokë, pasuri të patundshme dhe kompani!”
” Blerjet do të shkojnë nëpërmjet një ndërmjetësi, një zone fiktive dhe serbëve të korruptuar”, shkruan sot informer.rs.
Kjo e fundit i kishte dedikuar shkrim Kosovës edhe të mërkurën.
Në të, kjo media shkruante se presidenti turk Recep Taiyp Erdogan është duke e ndihmuar aktivisisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për luftë në Serbi e Maqedoni.
“Agjentët e MIT (Shërbimi i Inteligjencës Turke), Shqipëria dhe Kosova po ndihmohen në mënyrë aktive për përgatitjet për luftë në Serbi dhe Maqedoni”.
“Fshehurazi po ndihmohen për blerjen e një sasie të madhe të armëve, sidomos raketa dhe po pregatitet një plan për të hyrë në veriun e Kosovës dhe në Kumanovë të Shkupit”.
Në këtë artikull financuesi kryesor i kësaj “lufte të mundshme” shihet të jëtë miliarder kosovar Behgjet Pacolli.
“Behgjet Pacolli është financuesi kryesor për blerjen e armëve për luftë”.
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...