Lajme

Gazeta ruse thotë se VV’ja do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 16 May 2017

Portali rus Izvestija.ru paralajmëron se pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 11 qershor, në pushtet do të vijnë “nacionalistët ekstrem dhe do të fillojnë me krijimin e Shqipërisë së Madhe”, si dhe një nga funksionet kyçe do t’i ndahet Ramush Haradinajt, të cilin e quan “kriminel lufte”.

Portali rus thekson se sondazhet parazgjedhore parashikojnë fitoren e “lëvizjes nacionaliste ekstreme Vetëvendosja, e cila haptas angazhohet për mbajtje të referendumit për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”, transmeton gazetametro.net.

Izvestija pretendon se “kërcënimet me projektin Shqipëria e Madhe” ishte njëra nga temat kryesore të bisedimeve të kryetarit rus Vladimir Putin me kolegun e tij serb Aleksandar Vucic më 15 maj në Pekin.

-Advertisement-

Sipas Izvestija.ru, “ekspertët besojnë se pas zgjedhjes së pushtetit në Kosovë do të formohen nacionalistët radikal, politikën e të cilëve të krijimit të Shqipërisë së Madhe do ta përkrahë Perëndimi, i cili e ka për qëllim dobësimin e pozitës së vendeve në rajon të cilët dëshirojnë të udhëheqin politikë të pavarur ndërkombëtare. Këtu para se gjithash mendohet në Serbinë e cila refuzon të hyjë në NATO dhe e cila bashkëpunon ngushtë me Rusinë në fushën politike, ekonomike dhe ushtarake.

“Rënia e qeverisë së Isa Mustafës mund të shpjegohet vetëm në një mënyrë, e ky është presioni amerikan në shqiptarët e Kosovës të shpejtojnë realizimin e Shqipërisë së Madhe”, thuhet në intervistën e drejtorit të qendrës serbe për Ballkan dhe bashkëpunim ndërkombëtar,Viktor Kobanovski dhënë Izvestija.ru.

Izvestija konstaton se “realizimi i projektit të Shqipërisë së Madhe do të sjellë rritje të ndjenjave nacionaliste në Ballkan, gjë që mund të jetë fillim i krizës së re jugosllave”.

“Perëndimi, duke përkrahur Tiranën, Prishtinën dhe shqiptarët nëpër vende të regjionit, mund të kontribuojë në fillimin e raundit të ri të konfrontimeve të cilat mund të shndërrohen në konflikt të armatosur”, përfundon Izvestija.ru.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera