Gazeta italiane thur lavde për Pacollin, tregon sakrificat e tij për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 27 January 2018
Gazeta e njohur italiane “Il Messagero”, i ka kushtuar një artikull zëvendëskryeminsitrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Në artikullin e shkruar nga Elena Panarella dhe Rossella Fabiani, flitet për jetën, vendlindjen dhe pasurinë e Pacollit, si dhe librin e tij të prezantuar dje në Romë “Asgjë nuk është e pamundur. Jeta ime nga varfëria në sukses”.
Kjo gazetë shkruan për restaurimin e ndërtesave të njohura në botë nga kompania e ndërtimit të Pacollit, martesa me këngëtaren Anna Oxa si dhe takimet që ai kishte me Gadafin, Putinin, Klintonin dhe Nënën Terezë.
Ky është artikulli i gazetës “Il Messagero”:
Shumë e njohin sepse ai është njeriu më i pasur në Kosovë si dhe për atë që ka restauruar ndërtesat e pushtetit të Moskës: Shtëpinë e Bardhë në brigjet e lumit Moskova dhe Kremlinin.
Të tjerët, veçanërisht në Itali, e kujtojnë atë si ish-bashkëshortin e këngëtares Anna Oxa. Por jeta e Behgjet Pacollit, tani Ministër i Jashtëm i Qeverisë së Kosovës, është shumë më tepër.
Historia e tij duket si e shkruar nga një skenarist i Metro Goldëyn Mayer. Dhe tani është ai që e tregon atë personalisht në faqet e librit “Asgjë nuk është e pamundur. Jeta ime nga varfëria në sukses”, botuar nga shtëpia botuese Cairo dhe prezantuar dje në Romë në Shoqatën “Dante Alighieri”.
Me origjinë nga fshati i vogël i Marecit, afër Prishtinës, deri tek pasuria e arritur me Mabetex, kompania e ndërtimit që e solli atë në gjykatën e Jelcinit në Moskë, ku ai restauroi fillimisht Shtëpinë e Bardhë (selia e qeverisë) dhe pastaj Kremlinin (që ishte e çarë dhe tani është selia e presidencës).
“Shkoja në bibliotekë për të studiuar skicat e arkitektëve italian të shekullit të tetëmbëdhjetë para se të vija dorën në ato dhoma të arta”, thotë Pacolli që me Mabetexin e tij nga asgjëja ka realizuar edhe Astanën e Nazarbaevit, kryeqytetin e Kazakistanit, që ekonomikisht ishte goditja e tij më e madhe. Dhe ishte ai gjithashtu ndër ata që bënë që të rilindë Feniksi i Venedikut pas zjarrit.
Në libër, për herë të parë, Pacolli kujton vitet e fëmijërisë së tij si shqiptar në Kosovë, ende pjesë e Jugosllavisë – dhe më pas ato të studimeve në Gjermani. Aizbulon sfondin e skandalit ndërkombëtar në të cilin ishte përfshirë, dhe rrëfen detajet e takimeve me Gadafin, Putinin, Klintonin dhe Nënën Terezë që, një herë në Kalkutë, e bëri atë të kuptojë se si paratë nuk ishin gjithçka.
Shenjtorja e bindi atë që ta lë hotelin Hilton, e vendosi për të fjetur në një dhomë të vogël dhe në këmbim u detyrua t’ju jap të varfërve 200 dollarë për një natë, aq sa do të paguante në hotel. Pacolli po ashtu flet për romancën e tij me Anna Oxa dhe atë me Mashan, gruan e tij aktuale ruse dhe nënën e fëmijëve të tij, e cila sot drejton Fondacionin zviceran “Ibrahim Kodra”, të krijuar në vitin 1993 për qëllime humanitare dhe kulturore.
Për 66 vite, albumi i jetës së Pacollit flet gjithashtu për takimet me Titon, Niksonin, Karla “Cruella” Del Ponte, Zaha Hadidin dhe bisedimet e pasuksesshme me Millosheviqin, negociatat për të shpëtuar një peng italian në Afganistan dhe me Gianni Agnelli që u braktis në paradhomat e Kremlinit.
Por, mbi të gjitha, duke rrëfyer për jetën e tij, Pacolli rrëfen një pjesë të historisë së Ballkanit, rënien e Bashkimit Sovjetik dhe betejën dramatike për pavarësinë e Kosovës, për të arritur deri tek çështjet aktuale dhe për t’u përqendruar mbi situatën politike, kulturore dhe ekonomike të vendit të tij. Një vend i të cilit ai ishte President për një muaj dhe tani e përfaqëson në mbarë botën si Ministër i Jashtëm.
Politika është pasioni i tij i madh: “Unë kam qenë gjithmonë një politikan dhe sot unë jam një person kyç: pa deputetët e mijë, Kosova do të ishte pa qeveri. Në pak ditë do të festojmë dhjetë vjetorin e pavarësisë. Rruga drejt Evropës është ajo e drejta, por disa njerëz ose përshtaten, ose është më mire që të largohen”.
Për një kohë të gjatë, toka të konfliktit, Ballkani i ëndërruar nga Pacolli është i bashkuar e i pajtuar.
“Unë i përfytyroj këto toka si një paradhomë e madhe e Evropës. Por jemi shumë vonë. Megjithatë, asgjë nuk është e pamundur. Nëse ende duhet të presim për të hapur dyert evropiane, atëherë është më mirë të qëndrohet në shtëpi dhe të krijohet diçka konkrete atje sesa në Bruksel. Kjo është e sigurt. Ne jemi në gjendje ta bëjmë atë, me vullnet çdo gjë mund të bëhet”.
Më 16 janar u vra Oliver Ivanoviq, udhëheqës i pakicës së serbëve që ende jetojnë në atë rajon i cili është me shumicë shqiptare dhe Kosova, e cila shpalli pavarësinë e saj dhjetë vjet më parë, por që nuk është e njohur ende nga të gjitha vendet.
Por, Pacolli nuk pushon kurrë të besojë në një pajtim të mundshëm: Këtë e kam thënë që nga viti 2007 dhe vazhdoj ta përsëris. Në Ballkan duhet të arrihet paqja dhe pajtimi në mes të popujve në konflikt. Ne kurrë nuk duhet ta ndalojmë dialogun, jam i bindur se vetëm kur ne të dialogojmë dhe të lëmë armët mënjanë, mund të arrijmë në një zgjidhje. Procesi për të cilin flas vazhdon shumë ngadalë. Megjithatë, arritëm që me Shqipërinë të kemi takime qeveritare dy herë në vit. Këtë vit ne fillojmë me Maqedoninë dhe mendoj se në fund të vitit 2018 do të takohemi edhe me Malin e Zi. Është një fillim i mirë për të arritur këtë paradhomë evropiane për të cilën po flas”, ka thënë Pacolli.
Koha që Behgjet Pacolli ka kaluar në Moskë për punën e tij, gjatë periudhës së Boris Jelcin, e bëri të njohë thellësisht Rusinë e cila sot është aleati kryesor i Serbisë me të cilën Prishtina ka marrëdhënie të këqija.
A mund të ndihmojë përvoja juaj personale në Kosovë? “Po. E di mënyrën e të menduarit të rusëve. Është një popull i madh, të cilin e vlerësoj. Nëse ka divergjenca politike sot, kjo nuk do të thotë se një ditë nuk do të ketë miqësi”. Dikush gjithashtu mendon se Pacolli do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës.
“Nuk e di se çfarë do të jetë e ardhmja. E di se ajo që kam bërë deri më tani e bëra me sakrificë të madhe. Me kënaqësi të madhe dhe me dëshirën për të ndërtuar gjithmonë. Të gjitha këto elemente të kombinuara më bëjnë të mendoj për titullin e librit tim: Asgjë nuk është e pamundur”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...