Lajme

Gazeta inFokus ju uron Fitër Bajramin

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 24 May 2020

Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota sot shënojnë përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit me shpresën te Zoti që adhurimi t’u është pranuar.

Në një atmosferë ndryshe, për shkak të pandemisë së coronavirusit, besimtarët festojnë festën e Fitër Bajramit, i njohur në popull si Bajrami i Madh.

Gazeta inFokus i uron të gjithë besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin, duke uruar që paqja, solidariteti, bamirësia të jenë gjithmonë me ju.

Urojmë që ditët e kësaj feste t’i kaloni me shëndet dhe qetësi shpirtërore në mesin e më të dashurve. /GazetainFokus/

Të tjera