Sport

Gazeta inFokus ju sjellë klubet e Superligës të cilat kanë rifilluar sot stërvitjet dhe ato që do të rinisin nesër

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 18 May 2020

Ministria e Shëndetësisë gjatë mesditës së hënë ka marrë vendim që klubet e elitës së futbollit kosovar të rikthehen në stërvitje nga data 18 maj, derisa datën e rinisjes së kampionatit ia ka lënë në duar Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Më të marrë lajmin për lejimin e stërvitjeve në grup, 5 skuadra kanë thirrur lojtarët dhe kanë rifilluar stërvitjet gjatë ditës së sotme.

Prishtina, Gjilani, Flamurtari, Trepça ’89 dhe Vushtrria kanë rinisur sot stërvitjet në grup pas me shumë se dy muajve pushim, ndërsa sipas informacioneve që ka marrë Gazeta inFokus nga zyrtarët e klubeve, Drita, Feronikeli, Llapi, Drenica e Dukagjini do të rikthehen në stërvitje ditën e nesërme.

-Advertisement-

Futbollistët e Ferizajt nuk kanë marr paga në muajt e pandemisë dhe për këtë arsye klubi nuk i ka njoftuar akoma lojtarët për të rinisur përgatitjet për vazhdimin e kampionatit.

Nga klubi i Ballkanit nuk kanë pranuar të flasin se a kanë rinisur sot, apo do të rinisin nesër stërvitjet.

Federata e Futbollit e Kosovës shumë shpejtë pritet ta zbuloj planin dhe datat se kur dhe si do të vazhdohet Superliga./Gazeta inFokus/

 

PRISHTINA

Fotografia e FC Prishtina

 

GJILANI

Fotografia e SC Gjilani

FLAMURTARI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera