Lajme

Gazeta gjermane: Për shkak të qëndrimit për targa, BE-ja mund t’ia vazhdojë regjimin e vizave Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 22 November 2022

Qëndrimi i Kosovës për targa mund t’i kushtojë me vazhdimin e regjimit të vizave, shkruan e përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

Gazeta iu referohet zhvillimeve të së hënës, ku në negociatat tetë orëshe në Bruksel me Kurtin dhe Vuçiqin, Borrell nuk arriti ta kapërcejë kizën e fundit të krijuar rreth targave.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, shkruan FAZ, paralajmëroi se “situata është shumë e rrezikshme” dhe se mund të çojë në dhunë të re në ditët në vijim.

-Advertisement-

“Ai fajësoi vetëm Kurtin për dështimin”, shkruan e përditshmja gjermane, duke shtuar se Borrell i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës që në mënyrë të njëanshme të pezullojë të gjitha masat ndëshkuese dhe të gjithë hapat e tjerë.

FAZ shkruan se vetë Borell ka thënë se Kurti i ka kundërshtuar ato propozime kompromisi, ndërsa presidenti serb Vuçiq ka qenë i gatshëm të pajtohet me propozimin që Serbia të mos lëshojë më targa për komunat në Kosovë.

Me deklaratën se mosmarrëveshja “prek vetë thelbin e çështjeve të pazgjidhura identitare” në Kosovë, FAZ shkruan se Borrell, dukshëm i zemëruar, ka njoftuar ministrat e jashtëm të BE-së për refuzimin e Kurtit për të “respektuar marrëveshjet ndërkombëtare”.

“Për Kosovën, kjo mund të nënkuptojë se në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet pas rreth dy javësh në Tiranë, nuk do të mund të llogarisë në liberalizimin e shumëpritur të regjimit të vizave. Ka pasur progres në këtë drejtim kohët e fundit, dhe veçanërisht Gjermania e avokoi në këtë drejtim”, thekson FAZ.

Sot sipas raportimit të REL, përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera