Gazeta gjermane për marrëveshjen Kosovë-Danimarkë: Të burgosur në këmbim të energjisë

Autori: Gazeta inFokus
20:37 | 14 May 2022
Danimarka tashmë ka arritur një marrëveshje me Kosovën, për vendosjen e të burgosurve të saj në hapësirat e burgjeve të Kosovës. Ky është bërë shkas që media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ta botojë një artikull.
Gazeta shkruan se mijëra qeli burgu janë të zbrazura në shtetin e vogël të Kosovës. Megjithëse duket si një marrëveshje biznesi, gazeta gjermane shkruan që Prishtina thekson që nuk ka qëllim ta shndërrojë në model biznesi dhënien me qira të qelive të burgut.
FAZ shkruan se të huajt që do të dënohen me burg në Danimarkë, për të vuajtur dënimet e tyre, në të ardhmen do të dërgohen në burgjet kosovare, si rezultat i një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe shtetit danez në fund të prillit.
Ministri paraprak i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Hækkerup, i cili së fundmi ka lënë politikën për një vend pune në botën e biznesit, e ka përshkruar marrëveshjen si novatore, që do të mundësojë lirimin e hapësirave në burgjet daneze.
Konkretisht në Kosovë do vijnë të huajt danezë, të cilët pas kryerjes së dënimit duhet të dëbohen drejt vendeve të origjinës.
“E ardhmja juaj nuk është në Danimarkë, prandaj këtu nuk duhet të kryeni as burgun”, kishte thënë ish ministri danez, Nick Hækkerup.
Danimarka kohëve të fundit ka shtuar retorikën anti-emigracion.
Siç bën me dije media gjermane, gjatë marrëveshjes mes Kopenhagës dhe Prishtinës, ka pasur diskutime të gjata dhe në fund është arritur që marrëveshja të vlejë për pesë vite, me një opsion për t’u zgjatur edhe pesë vite të tjera.
Pas përfundimit, Kosova do përfitojë 210 milion euro nga Danimarka, ku pjesa më e madhe do investohet në projektet për ndërtimin e energjisë së ripërtëritshme. Me fjalë të tjera, biznesi i lartpërmendur thotë: të burgosur në këmbim të rrymës solare.
Të tjera
-
Aksion i madh anti-drogë në Ferizaj: Konfiskohen mbi 70 kilogramë heroinë, në pranga 10 persona
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në një aksion të koduar “Gropa...
-
Policia me aksion në qendër të Prishtinës
Një numër i konsiderueshme i zyrtarëve policorë janë parë në qendër të Prisht...
-
Burgim i përjetshëm për ushtarin rus që kreu vrasje në Ukrainë
Një gjykatë në Kiev ka dënuar 21-vjeçarin rus, Vadim Shishimarin, me burgim t...
-
Kryesia vendos që Kuvendi të mbajë seancë të enjten
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mbajë seancën e radhës e depu...
-
Potera i LVV-së: Qeveria e ka huqur cakun, aktivistët s’duhet të jenë servilë
Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Potera ë...
-
Ndalja e shtrenjtimit të rrymës, KESCO ka një njoftim për konsumatorët
Kompania kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO ka kërkuar sqarime...
-
Stuhi të mëdha në Kanada: Pesë të vdekur, qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike
Pesë persona humbën jetën nga stuhitë e forta që goditën disa pjesë të Kanada...
-
Donjeta Sadiku shpërblehet me 14 mijë euro pas suksesit në botërorin e boksit
Pas suksesit të madh që ka arritur në Kampionatin Botëror të Boksit për femra...
-
Një pyll i lashtë u gjet në fund të një grope të madhe në Kinë
Në fund të një grope të madhe në Kinë, u gjet një pyll i lashtë, me pemë deri...
-
Raportimi i ZRRE-së pa medie, Hoti: Kjo praktikë me dyer të mbyllura duhet të ndalet
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas...
-
Avokati i Popullit: Vendim i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës ishte diskriminues, të rikthehet në pikën zero
Avokati i Popullit me anë të një reagimi publik ka thënë se vendimi i Zyrës s...
-
Bashkëpartiaku i Ramës thirrje Kosovës: Mos bini pre e dezinformatave bashkëngjitjuni Ballkanit të Hapur
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u është bas...