Gazeta britanike: Skocia e pavarur do të shpërfillej si Kosova në Spanjë
Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 02 April 2021
Gazeta britanike, “Express”, duke shkruar për pavarësimin e mundshëm të Skocisë nga Britania e Madhe, ka bërë krahasim me pritjen e Kosovës në Spanjë gjatë ndeshjes futbollistike për eliminatoret e Kupës së Botës “Katari 2020”.
Kjo gazetë shkruan se një eksperte ligjore i ka thënë që Skocia e pavarur do të trajtohej në të njëjtën mënyrë si Kosova nga Spanja, transmeton Gazeta Express.
Fitorja e Spanjës 3 me 1 kundër Kosovës të mërkurën në mbrëmje për kualifikimet e Kupës së Botës ishte e mbushur me kundërthënie. Emri i Kosovës ishte i shkruar me shkronja të vogla në ekran për shkak se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Në një intervistë për mediumin britanik, Mar Aguilera Vaques, profesoreshë e së drejtës kushtetuese në Universitetin e Barcelonës, tha se nëse Skocia do të bëhej e pavarur, do të trajtohej në mënyrën e njëjtë nga Spanja siç kjo e fundit e trajtoi Kosovën.
“Patëm një ndeshje futbolli. Spanja kundër Kosovës dhe ishte skandali më i madh. Në televizionin spanjoll e shkruan Kosovën me shkronja të vogla, sepse Spanja nuk ia njeh pavarësinë. Supozoj se njësoj do të ishte edhe për Skocinë, sigurisht”, deklaroi profesoresha Vaques.
Spanja është përballur disa herë me krizë politike për shkak të përpjekjeve të Katalonjës që ta shpallë pavarësinë.
Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka dënuar me dhjetëra vjet burgim disa udhëheqës separatistë për shkak të aktivitetit të tyre politik. Disa të tjerë janë duke jetuar në ekzil.
Të tjera
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...