Gaza në prag të katastrofës, OKB: Rrethimi i paligjshëm, hapni korridore humanitare
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 10 October 2023
Pa ujë, pa energji elektrike, pa ushqime e ilaçe, Gaza është paralizuar krejtësisht pas sulmit të 7 tetorit, e autoritetet druhen se një krizë e re humanitare mund të përfshijë territorin e varfër e të munduar nga konflikti.
Pasi Izraeli deklaroi nisjen e rrethimit total të tij, duke ndërprerë në të njëjtën kohë çdo furnizim, Kombet e Bashkuara reaguan duke thënë se kjo lëvizje, bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.
“Vendosja e rrethimeve të tilla që rrezikojnë jetën e civilëve duke i privuar ata nga produktet për mbijetesën e tyre është e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Çdo kufizim në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave për të zbatuar një rrethim duhet të justifikohet nga nevoja ushtarake, ose në të kundërt, kthehet në ndëshkim kolektiv. Ligji ndërkombëtar është i qartë: kujdesi i vazhdueshëm është detyrim për ta kursyer popullatën civile gjatë sulmeve”, tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse për të drejtat e njeriut OKB.
Gati 200 mijë vetë janë zhvendosur nga Gaza qe prej sulmit të së dielës, pohon Organizata Botërore e Shëndetësisë, që bën thirrje për krijimin e korridoreve humanitare në zonë.
“OBSH-ja apelon për fundin e dhunës. Strukturat shëndetësore, pacientët, punonjësit e shëndetësisë dhe civilët në përgjithësi duhen mbrojtur e t`u jepet garanci për sigurinë. Një korridor humanitar është i nevojshëm sa më shpejt në mënyrë që njerëzve t`u mbërrijnë furnizimet kritike për ta. OBSH-ja do të punojë me partnerët e saj për këtë qëllim”, tha Tarik Jasarevic, zëdhënës i OKBSH-së.
Gati 700 vetë kanë humbur jetën në Gaza brenda këtyre 4 ditëve e mijëra të tjerë janë plagosur. Viktima të konfliktit kanë mbetur edhe një duzinë punonjësish të kujdesit shëndetësor e të paktën shtatë qendra mjekësore janë dëmtuar. Zona strehon në total 2.3 milionë banorë, 80% e të cilëve janë të varur nga ndihma ndërkombëtare.
Territori qeveriset nga Hamasi, por Izraeli kontrollon hapësirën ajrore dhe vijën e saj bregdetare, ndërsa kufizon gjithashtu mallrat që mund të kalojnë kufijtë e tij. Egjipti fqinj kontrollon po ashtu se kush mund të kalojë përmes kufirit të tij me Gazën.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...