Lajme

Gaza mbetet pa rrymë

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 11 October 2023

Termocentrali i vetëm në Rripin e Gazës, që është nën rrethimin e Izraelit, është mbyllur më 11 tetor, pasi ka mbetur pa karburant, thanë autoritetet palestineze.

“I vetmi termocentral në Rripin e Gazës ndaloi operimin në orën 14:00 [sipas kohës lokale]”, tha kreu i autoritetit të energjisë në rripin e Gazës, Jalal Ismail, përmes një deklarate.

Kompania e energjisë që operon termocentralin kishte paralajmëruar disa orë më herët se termocentrali ishte në rrezik që të ndalte prodhimin.

-Advertisement-

Kjo kompani tha se Gaza do të ketë qasje në energjinë që prodhohet përmes energjisë diellore, por do të jetë e mjaftueshme vetëm për 10 orë rrymë në ditë.

Mbyllja e termocentralit vjen pasi Izraeli në fillim të javës njoftoi për bllokimin e dërgesave me karburante në Rripin e Gazës, si pjesë e asaj që Qeveria izraelite e quajti “rrethim të plotë” të territorit që udhëhiqet nga grupi i militantëve palestinez, Hamas.

Hamasi më 7 tetor nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, duke e sulmuar nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme të ashpra dhe po vazhdon që ta bombardojë Gazën, territor ku jetojnë rreth 2 milionë banorë.

Që nga shpërthimi i dhunës, Izraeli ka thënë se mbi 1.200 persona janë vrarë, ndërkaq në Gaza është raportuar për mbi 1.000 të vrarë dhe mijëra të plagosur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera