Gaxherri- Haradinajt: Jep dorëheqje nëse nuk je i zoti ta përfaqësosh Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
14:32 | 30 July 2018
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri i ka kërkuar kryeministrit, Haradinaj të jap dorëheqje nëse nuk është i zoti ta përfaqësoi Kosovën, shkruan gazeta inFokus.
“Haradinaj nëse nuk din dhe nuk je i zoti ta përfaqësosh Kosovën ashtu si kërkon kushtetuta dhe Kuvendi duhet të lëshosh rrugë, vendi duhet të shkoj në zgjedhje. Duhet ta kuptoni se institucionet e Kosovës nuk janë pronë e juaja që ti bartni ku do të doni dhe kur të doni”, ka thënë Gaxherri
Ajo gjithashtu tha se shqiptarët janë populli më pro evropian në Evropë por edhe sot jetojnë të izoluar
“Asnjëherë nga BE nuk iu bë me dije se dialogu është për paqe në të kundërtën qytetarët e Kosovës që janë më pro evropianët janë të vetmit që nuk kanë lëvizje të lirë”, ka thënë Gaxherri.
Ajo përmendi edhe 7 vitet e dialogut me Serbinë dhe temat që nuk u prekën asnjëherë.
“Qeveritë tona për 7 vite nuk arritën që në Bruksel të hapin tema politike e humane si gjenocidi serb i ushtruar mbi popullatën shqiptare së paku për luftën e fundit, mijëra qytetarë të zhdukur, mijëra gra e burra të dhunuar seksualisht, mijëra gra burra e fëmijë të gjymtuar”, ka thënë Gaxherri./inFokus

Të tjera
-
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është k...
-
Zyrtari i VV’së akuzoi ndërkombëtarët për nxitje trazirash në veri, Çitaku: Eksponent tipik që sheh armiq kudo
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar as...
-
Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Specialja i pranon edhe katër viktima
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se më 15 maj, Trupi Gjykue...
-
Parashikimi i motit, përkeqësim i motit në fundjave
Intervale me diell paraqiten më shpesh ditën e premte në vend. Herë herë kalo...
-
Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe
Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mb...
-
SPAK i sekuestron një apartament Erion Veliajt, i shtohet edhe një akuzë
Me kërkese të SPAK dhe vendim të GJKKO-së është sekuestuar një apartament në ...
-
BE rishikon masat ndaj Kosovës, Dakaj: Mesazh pozitiv, Kallas i kujtoi palëve se s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ...
-
Përfundojnë punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë
Kanë përfunduar punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë. Këtë e bëri t...
-
Bajrami: Tregu i energjisë po shndërrohet në kërcënim serioz për ekonominë dhe qytetarët
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kërkon hetim dhe auditim të sektorit të e...
-
Tha se dikush ia vodhi 400 euro në xhami në Kaçanik, policia zbulon se ishte lajmërim i rremë
Policia ka njoftuar se më 20 maj një person ka raportuar se në xhamin e qytet...
-
Kallas: E mbështes dialogun, prioriteti kryesor normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që ...
-
Shefja e diplomacisë së BE-së: Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës të formohen sa më shpejt
Shefja e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas me ardhjen e saj në Kosovë, ka mba...