Gaxherri e LDK-së: U mësuam me PDK-në, çdo herë dorëzohet në qeverisje!
Autori: Gazeta inFokus
20:16 | 06 Maj 2017
Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë e aftë të vazhdojë mandatin deri në fund të qeverisjes. Kështu ka deklaruar për “Indeksonline”, deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri. Ajo thotë se partia e Isa Mustafës është e gatshme çdo herë të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“PDK-ja nuk ka mujt asnjë Qeveri ta qojë deri në fund të mandatit. Çdo qeveri e ka pas kështu. Edhe atëherë kur e pati rrëzuar vetveten. Tash të shohim se çfarë do të ndodhë në këtë mandat, por ne jemi të gatshëm me shku në zgjedhje ose me vazhdu mandatin”, ka thënë Gaxherri.
Megjithatë, deputetja nga Peja tregon se LDK-ja po pretendon që të shkojë deri në fund të mandatit kushtetues, pasi, sipas saj, ky është obligimi për t’i përmbushur premtimet që janë bërë.
“LDK-ja nuk mundet as me mbajt e vetme por as me shku vet në zgjedhje. Çfarëdo që vendos shumica do të jemi të gatshëm. Por konsiderojë se duhet me pas kujdes ndaj qytetareve dhe përgjegjësive që kemi. Një qeveri nuk mundet me përmbush programin e vet në qoftë se nuk e përmbush mandatin e plotë”, është shprehur ajo.
Kurse, lidhur me mocionin e iniciuar nga Nisma për Kosovën, Gaxherri thotë se i njëjti është bërë në bazë të procedurës të cilin ia mundëson rregullorja. “Është e pritur dhe demokratike nga opozita. Deputetët e PDK-së të cilët e kanë nënshkruar është mendim i lirë i tyre. Natyrisht se PDK dhe LDK kanë marrëveshje dhe ajo nuk mundet me ndodhë pa pajtimin e tyre. Nëse do të procedohet javën e ardhshme do të jemi aty dhe do të shohim”, ka thënë ajo. /Indeksonline/

T� tjera
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...




























