Gattuso tregon si ndalet Ronaldo

Autori: Gazeta inFokus
10:04 | 16 January 2019
Milani po përgatitet për t’u përballur me Juventusin në sfidën e vlefshme për Superkupën e Italisë, ndërsa trajneri Gattuso përveç se me bardhezinjtë, duhet të bëjë llogaritë edhe me zërat e merkatos.
Në konferencën për shtyp të organizuar pasditen e sotme, tekniku i Milanit ka folur për gjendjen e skuadrës para sfidës kundër skuadrës torineze, por e ka pasur të pamundur t’u shmanget pyetjeve që lidhen me të ardhmen e Higuain.
A do të luajë Higuain?
Unë bazohem në impenjimin e çdonjërit në stërvitje dhe jo në zërat e merkatos. Higuain ka punuar shumë mirë, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, por do të vendosim nesër nëse do të luajë apo jo. Duam të shohim se çfarë dëshiron të bëjë dhe si do ta zgjidhë këtë situatë.
Çfarë ndjesish keni në vigjilje të ndeshjes së Superkupës?
Ndjesitë si lojtar kanë qenë më të shumta dhe i ndjeja më shumë këto lloj ndeshjesh. Tani jam i qetë. Do të përballemi me një skuadër që dominon prej vitesh futbollin italian dhe për më tepër di si t’i luajë sfida të tilla. Ne duhet të jemi maksimalisht të përqendruar, pasi në futboll jo gjithmonë fiton më i miri, por për të shpresuar, duhet të bëjmë ndeshjen perfekte, duke qëndruar të qetë në fushën e lojës.
A është Superkupa një shans për Milanin?
Unë mendoj vetëm që të gabojmë sa më pak të jetë e mundur dhe të marrim më të mirën nga ky takim. Mendoj për lojtarët e mi, të cilët janë të rinj dhe mund të fitojnë shumë nga kjo finale. Dua t’i bind se mund të fitohet gjithmonë, nëse sillesh në mënyrën e duhur në fushën e lojës, Nëse ia dalim, do të jetë një dozë e madhe vetëbesimi.
A mendoni se do të largohet Higuain?
Mua nuk më ka thënë asgjë për t’u larguar dhe gjatë këtyre ditëve e kam parë të qetë dhe maksimalisht të angazhuar. Është një njeri shumë interesant, që nuk ndalet së bëri shaka në fushë, por pas ndeshjes me Juventusin, diçka ndodhi në kokën e tij. Megjithatë është në planet e mia për ndeshjen e nesërme dhe nëse do të jetë e nevojshme, patjetër që do të luajë.
Do të luajë Paqueta?
Mora sinjale mjaft të mira prej tij, në ndeshjen e Kupës së Italisë. Të shohim nëse nesër do të luajë nga fillimi, por është tashmë pjesë e skuadrës dhe ka një marzh shumë të mirë përmirësimi.
Çfarë skuadre dëshironi të shihni nesër në fushë?
Të njëjtin Milan që u përball me Juven rreth 8 muaj më parë. Skuadër që luan pa frikë dhe në fushë të hapur. Do të vuajmë shumë, por nuk dua të shoh lojtarë që dorëzohen sapo bëjnë gabimin e parë. Nëse do të luajmë me kokën lart, jam i sigurt se do të vëmë në vështirësi Juventusin.
Si mendoni se mund të ndalet Ronaldo?
Me organizimin si skuadër dhe me aftësitë individuale të lojtarëve që do të përballen direkt me të. Ronaldo tani nuk bën më show në fushë, por sulmon me vrull dhe me objektivin për të shënuar. Është një kampion i madh, një makineri perfekte, për të cilin mosha ka ndaluar dhe kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit.

Të tjera
-
Prokuroria në Maqedoni të Veriut gjen 14 përgjegjës për tragjedinë në Koçan
Lidhur me tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 14 persona janë proced...
-
Bislimi i kërkon Sorensenit “plan sekuencimi të drejtë dhe të barabartë” për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e priti gjithashtu në takim emisarin e ri...
-
Pse zviceranët paguajnë më shtrenjtë për blerjet online
Dihet mirë se zviceranët janë të mbingarkuar pothuajse për çdo gjë. Megjithat...
-
Memli Krasniqi takon emisarin Sørensen: Dialogu Kosovë – Serbi duhet të rifillojë me qasje konstruktive dhe të përfundojë me njohje të ndërsjellë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim ...
-
Abdixhiku takohet me Sorensen, diskutojnë për procesin e dialogut Kosovë – Serbi si dhe integrimin e Kosovës në BE
Pas Ramush Haradinajt, me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosov...
-
Haradinaj takohet me Sorensenin: Theksova rëndësinë e partneritetit BE-SHBA për sukseset në Kosovë dhe regjion
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka takuar emisarin e Bashkimit Europian...
-
Gjendet shëndosh e mirë 15 vjeçarja nga Kosova, e zhdukur në Francë
Ambasada e Shqipërisë në Paris njofton se 15-vjeçarja nga Kosova, Merina Syla...
-
Një e treta e kompanive industriale zvicerane po punojnë me kohë të shkurtër
Punonjësit në shumë kompani industriale të vogla dhe të mesme në Zvicër aktua...
-
Pak ditë pasi mori detyrën, kryeministri kanadez fton Zelenskyn të marrë pjesë në samitin e G7 në qershor
Kanadaja, e cila mban presidencën e radhës të G7 këtë vit, ka ftuar president...
-
Veseli, Krasniqi e Selimi ngushëllojnë Thaçin për vde*kjen e babait: Nuk kurseu asgjë për lirinë
Në orët e vona të së dieles, ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit t...
-
Kurti e informon Sorensenin për “hapat drejt formimit të institucioneve”: BE t’i heqë menjëherë masat ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e informoi të dërguarin e Bashkimit Europ...
-
“Persona të njëjtë, kimik të njëjtë…”- VV’ja kundërshton rezultatin përfundimtar, akuzon LDK’në për votat me postë
Lëvizja Vetëvendosje e ka deponuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa ...