Sport

Gattuso kërkoi Riberyn tek Milan, ata e shkarkuan

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 18 October 2019

I ftuar në “Tuttomercato Radio”, ish-lojtari i Torinos, Masimo Brambati, ka zbuluar një tjetër prapaskenë, të merkatos së verës te Milani.

Genaro Gattuso u shkarkua nga kuqezinjtë në fund të sezonit të kaluar dhe vendin e tij e zuri Marco Giampaolo.

Por, Brambati bën me dije se Gattuso u largua nga Milani, pasi kërkoi në skuadër Frank Ribery.“Nuk e kuptoj atë që bëri Milani. Mori Giampaolon dhe më pas solli Piolin. Më mirë do të ishte t’i besohej Gattusos dhe të ndiqeshin idetë e tij. Ai u kërkoi drejtuesve të afronin Riberinë dhe dy lojtarë të tjerë me eksperiencë. Milani refuzoi propozimet e tij”, shprehet Brambati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera