Sport

Gattuso e pranon: Milani ndodhet në një moment të vështirë, duhet të ‘vrasim’ frikën

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 03 April 2019

Milani hodhi një hap fals në shtëpi, pasi nuk shkoi më shumë se rezultati 1-1 përballë Udineses, barazim ky që mund t’u kushtojë shtrenjtë në betejën për një vend në zonën Champions.

Nuk e fsheh zhgënjimin as Genaro Gattuso, i cili pasi shijoi 5 fitore radhazi në kampionat, tani për të tretën ndeshje me radhë, nuk po arrin të rikthejë ekipin te suksesi.

“Është e lehtë të flasësh për skema, por jemi në një moment të vështirë. Duhet të “vrasim” frikën, pasi po luajmë me frenat e dorës të ngritura. Edhe sa i përket aspektit fizik, kemi një rënie, pasi në pjesën e dytë skuadra nuk arrinte të shprehej si duhej”, tha Gattuso.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera