Sport

Gattuso e do në skuadër, Hysaj drejt rinovimit me Napolin!

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 28 January 2020

Elseid Hysaj ka nisur bisedimet me Napolin për rinovimin e kontratës.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili para pak muajsh dukej i larguar nga të kaltrit me mbrritjen e Genaro Gattusos në stolin e Napolit është kthyer në një titullar fiks dhe Napoli me kërkesë të trajnerit të tij i ka ofruar rinovimin e kontratës, shkodranit.

Raportimet e mediave italiane janë konfirmuar nga menaxheri i futbollistit Mario Giuffredi i cili theksoi se palët janë në bisedime me drejtuesit e Napolit dhe çështja e rinovimit do të mbyllet në fund të shkurtit.

-Advertisement-

Nëse marrëveshja arrihet edhe në aspektin ekonomik Hysaj do të rinovojë me Napolin në rast të kundërt do të largohet në verë theksoi Giuffredi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera