Gattuso “çmend” milanistët: Formacionin ma bën “gruaja”!
Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 22 February 2019
Genaro Gattuso nuk buzëqesh as në konferencat për shtyp. Si gjithmonë plot grintë dhe serioz edhe kur ndodhet para gazetarëve. Trajneri i Milanit përpara sfidës ndaj Empoli theksoi se nuk i pëlqejnë komplimentat ndërsa paralajmëroi skuadrën e tij të ruajë qetësinë dhe të vazhdojë rrugën e fitoreve.
KUNDËRSHTARI – “Ndeshja me Empolin nuk do të jetë e lehtë. Ata kanë ndryshuar skemën taktike dhe nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Ata kanë vlera të mira teknike, kanë një mbrojtje interesante, janë të rrezikshëm në goditjet standarde, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të vazhdojmë të besojmë në gjithçka që bëjmë. Nuk duhet të mendojmë se gjithçka është e lehtë, sepse tani jemi në një formë të mirë.”
CALHANOGLU DHE PAQUETA – “Dje shkova për të përshëndetur Hakanin me filxhanin e kafes në duar. Unë përpiqem të krijoj raporte me të gjithë futbollistët, jo vetëm me Calhanoglunë. Gjithashtu përpiqem të përqafoj ato që kanë pasur pak mundësi të luajnë kohët e fundit. Ka shumë lojtarë, të cilët po stërviten me një dëshirë të madhe, pavarësisht faktit që nuk po luajnë. Paqueta mund të luajë në të gjitha pozicionet. Do ta shohim nesër se si do të shkojë. Nëse nuk gaboj, kemi tre ndeshje në një periudhë të shkurtër kohe dhe duhet ta vlerësojmë situatën me kujdes. Dua t’u jap mundësinë disa lojtarëve që kanë luajtur pak kohët e fundit, por pa ndryshuar shumë. Gjëja më e rëndësishme është që të ruajmë entuziazmin në ekip. Një trajner duhet t’i marrë parasysh të gjitha aspektet.”
EKIPI – “Ne jemi një skuadër e re dhe ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me vendosmërinë që duhet të kemi në fushën e blertë. Hap tjetër i rëndësishëm për ne është ruajtja e vazhdimësisë. E bëj këtë punë, sepse më pëlqen. I di karakteristikat e mia dhe si të jap kontributin tim për ekipin. Ka shumë njerëz që janë jashtë nga këtu dhe lehtësisht kritikojnë një që punon. Zgjidhja është t’i injorojmë ata dhe të fokusohemi te detyrat që na janë ngarkuar.”
KOMPLIMENTET – “E përjetoj keq këtë situatë, pasi nuk preferoj asnjë kompliment. Më duhet të falënderoj skuadrën dhe stafin tim. Skuadra po bën mirë dhe po arrin gjëra të rëndësishme. E bëj këtë profesion sepse më pëlqen dhe besoj se di ta bëj. Nuk dua t’i dëgjoj fjalët bravo, bravo. Ndonjëherë arrijnë të masakrojnë dhe trajnerë, të cilët kanë fituar pafund si Ancelotti, Mourinho, Allegri… Futbolli kështu është. Ka shumë tifozë tastierash, por ne duhet të mendojmë për punën tonë, të rritemi ditë pas dite dhe të mos i kushtojmë vëmendje atyre që shkruhen dhe fliten.”
HIGUAIN – “Nuk dua të flas më për Higuain, le të flasim për ata që janë këtu. Për momentin kemi një sulmues, i cili po kthen në gola çdo top që i shkon në këmbë, por merita është e të gjithëve. Duhet t’u japim të gjithëve meritat që u takojnë, skuadra është e re dhe mund të rritemi akoma. E rëndësishme është që ka shumë dëshirë, duhet të kalojmë çdo pengesë dhe le t’i japim vazhdimësi rezultateve tona.”
TAKTIKA – “Diskutoj tre herë në javë me një trajner, Moracen, i cili është shumë i përgatitur. Mendoj se në botën ku jetojmë ka shumë gra që marrin vesh nga futbolli. Bisedat për futboll me Karolinën (gruaja e Gatussos) janë gjithmonë të hapura dhe interesante.”
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...