Sport

Gati stadiumi i Prishtinës, flet ministri dhe kryetari i FFK-së (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 10 July 2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi së bashku me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi kanë shikuar nga afër punimet finale që po bëhen në stadiumin e kryeqytetit.

Gashi dhe Ademi kanë konfirmuar se nga dita në ditë stadiumi do të jetë gati që aty të zhvillohen ndeshjet futbollistike.

“Çdo ditë e imja e punës ka qenë pjesë e përkushtimit të këtij projekti kapital për futbollin në Kosovë. Është bërë një punë e shkëlqyeshëm. Njëri prej stadiumeve më të bukura në rajon. Ne edhe publikisht e kemi dhënë për përfundimin e projektit por jemi në fund që kanë mbetur edhe disa ditë deri në zhvillimin e lojërave në këtë stadium”, ka deklaruar ai”, ka deklaruar ministri.

-Advertisement-

Ndërsa, kreu i FFK-së falënderoi gjitha palët të cilët ndihmuan në përshpejtimin e punëve të stadiumit të Prishtinës. “Kosovës i ka munguar një stadium i tillë.

Tanimë e kemi shtëpinë tonë dhe sipas planit që po bëhet është vetëm përfundimi. Shpresojë se ndeshjet do t’i fillojmë që nga Shtatori me ekipin nacional A”, është shprehur ai.

Ndërkohë, ministri Gashi foli edhe për emrin e Fadil Vokrrit që pritet t’i vendoset stadiumi.
“Vendimi për vendosje e emrit e merr Kuvendi komunal i Prishtinës. Ne gjithashtu si ministri jemi deklaruar që ta mbajë këtë emër. Ka pajtim dhe nga kryetari i komunës”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera