Gati për ndërtimin e shëtitores dhe parkun mbi lumin “Mirusha”
Autori: Gazeta inFokus
14:53 | 28 July 2017
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar edhe nga stafi i tij në ekzekutiv, ka vendosur sot pllakat e para të granitit për rregullimin e shëtitores mbi lumin “Mirusha”, duke krijuar kështu hapësirë për qarkullim të lirë të qytetarëve dhe kjo zonë do të jetë një ndryshim i madh i pamjes së Gjilanit.
“Ky është fillimi i fundit të projektit të lumit “Mirusha” në Komunën e Gjilanit. Praktikisht që nga vendi i njohur këtu si “Ura e Maskatarit”, e tutje nga sot do të mbulohet shtrati i lumit. Shëtitorja e re e Gjilanit do të jetë në pamje krejtë të re. Kjo pjesë do të ambientohet për qarkullim të njerëzve, për pushim, për lodra për fëmijë dhe është korridor që u shërben gjithë qytetarëve për lëvizje të lirë”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka bërë të ditur se revidimi i projektit ka marrë mbi dy vjetë kohë, sepse projekti ka pas parametra që kana qenë atraktiv, jashtzakonisht të mirë, por të parealizueshëm për kushtet dhe për ambientin tonë.
“Është reviduar projekti, me kërkesën eksplicite të banorëve, që nënkupton mbulimin e pjesës më të madhe të lumit, sepse projekti mëparshëm kishte parametra të “Dubai is to it”, dhe I parealizueshëm për kushtet dhe mundësitë tona. Normalisht edhe ne iu kemi bindur këtij revidimi të projektit, sepse krijon një hapësirë dhe korridor të ri të qarkullimit të njerëzve dhe Gjilani përfundimisht bëhet me shëtitore. Që nga mulliri i “Akllapit” e deri te furra “Aroma” në lagjen “Dardania” do të trajtohet gjithë kjo pjesë e lumit”, ka thënë kryetari Haziri.
“Besojmë shumë që operatori ekonomik, brenda 120 ditëve do ta përfundoj këtë fazë në një gjatësi prej rreth 300 metrash. Ne besojmë shumë që investimi prej 365 mijë euro do ta ndryshoj krejtësisht pamjen e qytetit të Gjilanit. Poashtu jemi në pritje që shumë shpejtë të fillojmë me ndërtimin e rrugës me katër korsi nga udhëkryqi i Prishtinës në drejtim të Pendës së Livoçit me 3.2 kilometra, që do të jetë projekti i ardhshëm”, ka thënë kryetari Haziri, në fjalën e tij.
Në të njëjtën kohë ai nga ky projekt, që është i integruar me Stadiumin e qytetit, ka hequr të gjitha dilemat e difitistëve dhe hezituesve që e shohin me dyshim punën sa i përket Stadiuit të Qytetit.
“Më datën 2 gusht pritet hapja e kutisë së madhe të ofertave që kanë shprehur interesim për stadium. Ndërtimi i stadiumit të qytetit nuk duhet të shikohet me dyshim. Ndërtimi nuk e pengon në asnjë mënyrë zhvillimin e kampionatit të dy klubet që janë krenari e qytetit në superligë. Stadium ynë është i kategorisë së katërt me standartet e UEFA-s dhe të FIFA-s, praktikisht është stadium për gara ndërkombëtare për të gjitha grupmoshat dhe të gjitha kategorive të garave”, ka thënë ai mes tjerash duke dhënë mbështetjen dhe angazhimin maskimal të tij.
Me fjalën e tyre rreth projektit të lumit “Mirusha”, kanë folur edhe nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtori Naser Korça, që kanë dhënë detaje rreth projektit.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
































