Lajme

Gati dy javë pas vizitës në Kosovë, emisari britanik sot shkon në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 17 January 2023

I dërguari special i qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, sot qëndron për një vizitë zyrtare në Beograd ku do të ketë takime me udhëheqësit e institucioneve atje.

Në takimin e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kryeministren serbe Ana Brnabiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, temë kryesore do të jetë normalizimi i marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, temë e diskutimit do të jetë edhe situata në Ballkanin Perëndimor, si dhe bashkëpunimi dypalësh, raporton Danas.

-Advertisement-

Peach më 5 janar të këtij viti qëndroi në Kosovë. Ai u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Osmani në takim i kishte kërkuar që ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë, “bashkësia ndërkombëtare ta mbajë një qëndrim unik duke dënuar veprime e tilla dhe duke mos bërë barazimin e palëve kur dihet qartë se kush është agresori”.

Peach është një nga përfaqësuesit e shumtë të vendeve të fuqishme që po qëndron në Prishtinë dhe Beograd këtë fillimvit.

Javën e kaluar Prishtinën dhe Beogradin e vizitoi këshilltari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet, i shoqëruar nga zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera