Gati 7 orë nga fillimi i bisedimeve në Bruksel, s’ka ndonjë njoftim për rezultatin tyre
Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 26 October 2023
Pasi vikendin e kaluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij në Prishtinë Pesëshen e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë, sot ai po bisedon me përfaqësues të lartë evropianë për çështjen e dialogut me Serbinë.
Nuk dihet nëse Presidenti i Francës, Kancelari i Gjermanisë dhe Kryeministrja e Italisë kanë mundur të krijojnë atmosferën takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që po ashtu ndodhet në Bruksel dhe po zhvillon takime me të njëjtit funksionarë të lartë.
Të enjten, Bashkimi Europian ka publikuar pamjet nga takimi i kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez Emmnuel Macron dhe kryeministren italiane, Giorga Meloni. Pjesë e takimit ishin edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, si dhe emisari Miroslav Lajçak.
Ndërkohë tashmë, Kurti ka nisur një takim me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për të cilin s’ka ndonjë njoftim nga Brukseli. Tashmë kaluar rreth 7 orë që nga fillimi i takimeve, të cilat nuk kanë përfunduar.
Bashkimi Evropian është shprehur optimist për arritjen e rezultateve në këtë proces.
E një nga temat që po diskutohet është edhe drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që tashmë i është dorëzuar palëve bashkë me planin për zbatimin e marrëveshjeve.
Këto zhvillime vijnë, pasi më 24 shtator në veri të Kosovë ka pasur një sulm terrorist, për të cilën autoritetet kosovare kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare ta sanksionojnë Serbinë.
E në Serbi, presidenti i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar të mërkurën për Radio Televizionin Publik të Serbisë se “shqiptarët do të gjejnë arsyje për t’i ikur implementimit të Asociacionit”
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...