Gati 1 orë nga fillimi i takimit Scholz-Vuçiq, do të ketë konferencë e takim delegacionesh

Autori: Gazeta inFokus
18:25 | 04 May 2022
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në zyrën e tij këtë pasdite ka pritur edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kancelari gjerman dhe presidenti serb do të mbajnë një takim privat që do të pasohet nga një takim i dy delegacioneve, shkruan lajmi.net.
Pjesë e delegacionit të Serbisë që sot arriti në Gjermani është edhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Takimi midis Scholz dhe Vuçiq po zhvillohet në selinë e kancelarit gjerman dhe ka nisur rreth 1 orë më parë, ndërsa pas bisedimeve do të ketë edhe konferencë për media.
Dialogu me Kosovën pritet të jetë temë kyçe e takimit Scholz-Vuçiq, ndërsa përveç kësaj pritet se do të diskutohet edhe situata në Ukrainë.
Vlen të theksohet se Scholz gjithashtu ka potencuar se do të ringjallë procesin e Berlinit dhe nënkuptohet se kjo do të jetë gjithashtu temë diskutimi.
Mbetet të shihet nëse Scholz do të shohë vullnetin për përparime në dialog edhe tek presidenti serb, njëlloj siç deklaroi pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Të tjera
-
Aeroplani me 22 persona në bord zhduket në malet e Nepalit
Një aeroplan me 22 persona në bord është zhdukur në malet e Nepalit, sipas zy...
-
Ministri ukrainas: Sanksionet kundër Rusisë s’kanë lidhje me krizën globale të ushqimit që po shpaloset
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë se sanksionet perëndimor...
-
100 nxënës të arsimit fillor braktisën shkollën vitin e kaluar
Bankave shkollore vitin e kaluar u munguan rreth 100 nxënës të arsimit fillor...
-
Nënoficerët e Policisë Ushtarake të FKS-së trajnohen me ata të Shqipërisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se nënoficerët e Policisë Ush...
-
Nënpresidentja amerikane ka një thirrje për përdorimin e armëve
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri thirrje që të nda...
-
Gjakovë: Gjyshe e mbesë rrihen mes vete
Policia të enjten ka arrestuar gjyshe e mbesë nga Gjakova, pasi që ishin rrah...
-
PDK thërret konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur sot konferencë për media, shkruan Gaz...
-
Vdekje e dyshimtë në Gjilan
Një person është dërguat pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit mëngjesin e së...
-
Digjen dy vetura në një parking në Prishtinë
Policia ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private në Prishti...
-
Pamje/ Albin Kurti “pre” e truqeve me letra
Një magjistar letrash e ka shfaqur një video ku shihet teksa truqet e tij ia ...
-
Vdes një këmbësore në Pejë pasi goditet me veturë
Një grua ka humbur jetën pasi që ishte goditur me veturë të premten në fshati...
-
Putin merr vendimin e fundit për ushtrinë
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që heq kufirin e moshës ...