Gati 1 mijë persona të prekur nga fruthi në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 08 December 2017
Sëmundja epidemike e fruthit këtë vit ka prekur mbi afër 1 mijë persona në Kosovë.
Për shtatë muaj janë trajtuar gjithsej 953 raste në Klinikën Infektive të QKUK-së.Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani.
Ramadani ka thënë se prej këtyre rasteve ambulatore kanë qenë 434 raste, ndërsa 519 kanë qenë hospitalore.
“Ambulantore kanë qenë 434 raste të trajtuara, ndërsa të shtrirë në klinikë kanë qenë 519 raste të cilët kanë qenë me tablo klinike të rëndë dhe shumica edhe me ndërlikime të ndryshme”, ka thënë.
Brenda këtij viti, muaji më me së shumti raste të fruthit është tetori, ku gjithsej kanë qenë 248 të sëmurë dhe të mjekuar në klinikën infektive, ndërsa muaji me pak raste ka qenë korriku me vetëm një rast.
“Sipas muajve kemi këtë renditje, në qershor janë shënuar rastet e para të këtij viti, ku me 23 qershor janë paraqitur 7 raste në Suharekë, korrik 1 rast, shtator 2 raste. Ndërsa, tetori me numër të madh të këtyre rasteve me 248 të sëmurë dhe të mjekuar në klinikë, nëntor kanë qenë në trajtim klinikor 224 raste, në dhjetor 37 raste të trajtuara që edhe ende janë në mjekim. Pritet që ky numër të jetë më i vogël sepse planifikohen të lirohen nga klinika disa nga këta të sëmurë gjatë ditës”, është shprehur Ramadani.
Ndërsa, prej datës 5 dhjetor deri me sot janë gjithsej 11 raste, prej tyre 5 të hospitalizuara dhe 6 raste ambulatore.
Ramadani ka thënë se në bazë të këtyre të dhënave për secilin muaj, ka një pamje të sëmundjes epidemike të fruthit.
Nё Kosovё, vaksinimi i obliguar kundёr fruthit ka filluar nё vitin 1971, i cili e ka përmirësuar shumё gjendjen epidemike me kёtё sëmundje.
Por, pёrkundёr kёsaj, Kosova ka pasur njё shkallё mё tё lartё tё vdekshmёrisё nga kjo sёmundje, nё krahasim me vendet e rajonit.
Mirëpo, kujtojmë që nga viti 2007 deri në vitin 2017 nuk ka pasur raste të fruthit.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...