Lajme

Gastronomia gjatë pandemisë në thumb të inspektorëve

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 01 October 2021

Pas lehtësimit të masave anti-Covid  gjatë muajve të verës, pati numër të madh të rasteve pozitive, veçmas në fund të muajit gusht dhe gjatë muajit shtator.

Si rezultat i rritjes së rasteve, Qeveria e Kosovës mori sërish masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Që nga dita e hënë janë në fuqi masat e reja për parandalimin e shpërndarjes së virusit Covid-19, ku personat të cilët nuk kanë marr vaksinën, nuk kanë test negativ nuk mund të hyjnë në lokalet e gastronomisë.

-Advertisement-

Zëdhënësi i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Lamir Thaçi për Gazetën Infokus ka thënë se janë shtuar masat e kontrollit sidomos ndaj sektorit të gastronomisë.

“Mbikëqyrje me e rreptë i është bërë sektorit të gastronomisë,  vlerësuar si pikë kritike kontrolli, hapësira ku kontakti mes njerëzve është me i afërt. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë  në kuadër të përgjegjësive ligjore institucionale përmes inspektoratit Sanitar të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të masave anti COVID 19 ndaj të gjithë shkelësve”, ka thënë Thaçi për Infokus.

Ai ka bërë të ditur se që nga 24 shtatori deri më 30 gusht janë realizuar 3528 inspektime dhe shqiptuar 24 gjoba për persona fizik dhe 39 gjoba për persona juridik.

Sipas Thaçit, këto shifra tregojnë për një vazhdimësi të zbatueshmerisë  së masave. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera