Lajme

Gastronomët takohen me u.d ministren e Shëndetësisë, diskutojnë për masat Anti-COVID

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 20 October 2021

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve janë takuar sot me u.d ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, për të diskutuar rreth masave Anti-COVID, raporton Gazeta Express.

Nga kjo Shoqatë kanë bërë të ditur se kanë kërkuar që të lirohen masat që janë në fuqi.

“Kërkesa jonë dhe presioni i vazhdueshëm që jemi duke e bërë që më shumë se një muaj është lirimi i masave që janë në fuqi. Bashkarisht u zotuam dhe marrim përgjegjësi për respektimin e këtyre masave, me ç’rast edhe po e shohim që është evidente edhe nga gjendja e rehabilituar epidemiologjike që është tani. Aktualisht, gjendja e sektorit tonë është shqetësuese dhe rrjedhimisht edhe durimi i gastronomëve është shtjerrur për të operuar njëjtë”, është thënë nga kjo Shoqatë.

-Advertisement-

Sipas kësaj Shoqate, masat pritet që do të lirohen gradualisht, megjithse thuhet se nëse nuk do të ketë ndryshime deri të premten, të shtunën do të mblidhet Këshilli Drejtues i SHGK-së për të vendosur rreth shqyrtimit të protestës dhe padëgjueshmërisë së gastronomisë.

“Mirëpo në rast se nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri këtë të premte më dt. 22/10/2021 në Mbledhjen e Qeverisë, atëherë të Shtunën me dt. 23/10/2021 do të mblidhet Këshilli Drejtues i SHGK-së për të vendosur rreth shqyrtimit të protestës dhe padëgjueshmërisë së gastronomisë”, thuhet tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera