Lajme

Gastronomët – Qeverisë: Bëhuni gati të korrni atë që mbollët

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 04 December 2021

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka kërcënuar Qeverinë se mund të shkaktojë krizë ekonomike, për shkak se nuk po i respektohen kërkesat këtij sektori.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se “në çdo vend të botës, vaksinimi nënkupton funksionim të lirë të jetës, përveç në Kosovë, ku vaksinimi nuk nënkupton ASGJË, ama bash ASGJË”.

Postimi:

Qeveria e Kosovës dhe institucionet relevante, për asnjë moment të vetëm nuk e përkrahën digasterin e gastronomisë në mbijetesën e tyre, megjithatë, pa fije turpi ulë në kafiteri dhe restaurante dhe presin shërbimet e tyre.

Nuk e di se si atyre u shijon kafeja që shërbehet nga një kamarier, i cili tash e sa kohë e merr rrogën me zbritje!

Ishim ne, Shoqata e Gastronomëve, ata që ndihmuam me fushatat tona, në vaksinimin rekord dhe pas gjithë kësaj, si na falënderoni JU?!

Na keni mbyllur, na keni poshtëruar, na keni nëpërkëmbur dhe në fund na keni dënuar, pa mbarim.

Në çdo vend të botës, vaksinimi nënkupton funksionim të lirë të jetës, përveç në Kosovë, ku vaksinimi nuk nënkupton ASGJË, ama bash ASGJË!

Nejse, nuk ka mbetur edhe gjatë siç duket, që gastronomia të shuhet si fushë ekonomike dhe atëherë hiperinflacioni ekonomik do të jetë problem më i madh, sesa vet virusi, ndaj te cilit asnjëherë nuk fituat!

Bëhuni gati ta

korrni atë që mbollët!

Të tjera