Gastronomët propozojnë zgjatje orari, heqje kufizimi të lëvizjes dhe falje të dënimeve të shqiptuara
Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 13 January 2021
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj ku kanë marrë vendim që të propozojnë zgjatje të orarit, heqje e kufizimit të lëvizjes për personat fizik dhe falje të dënimeve të shqiptuara gjatë pandemisë ndaj bizneseve të gastronomisë, shkruan Gazeta inFokus.
Kjo shoqatë ka udhëzuar bizneset e HORECA-s që të mos i paguajnë dënimet e shqiptuara gjatë pandemisë ndaj bizneseve të gastronomisë.
Njoftimi i plotë:
“Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, dje më dt. 12 Janar 2021, ka mbajtur mbledhjen parë të Kuvendit të anëtarëve për këtë vit. Rend dite në këtë mbledhje përveç diskutimit të disa temave tjera me rëndësi për industrinë e gastronomisë, njëzëri u aprovua edhe ky:
V E N D I M
I. PROPOZOHET të bëhet zgjatja e orarit të funksionimit të bizneseve të gastronomisë deri në ora 23:00;
II. PROPOZOHET të bëhet heqja e kufizimit të lëvizjes së personave fizik në tërë territorin e Kosovës;
III. PROPOZOHET të bëhet falja e dënimeve të shqiptuara gjatë pandemisë ndaj bizneseve të gastronomisë;
IV. UDHËZOHEN bizneset e HORECA-së, të mos i paguajnë dënimet e shqiptuara gjatë pandemisë, deri në zbatimin e pikave të lartëpërmendura;
V. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij.
Arsyetim:
Ky Vendim i Kuvendit të SHGK-së, vjen si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit të cilat kanë të bëjnë me organizimin e tubimeve të fushatës parazgjedhore nga partitë politike, të cilat nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga vetë QK, lidhur me distancën fizike, vendosjen e maskave, grumbullimin e njerëzve, kufizimin kohor, dhe të tjera.
Përndryshe, kjo është në kundërshtim me një prej kategorive esenciale të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht, nenit 3 [Barazia para Ligjit].
Para ligjit dhe Kushtetutës, jemi të gjithë të barabartë. Andaj, nuk pranojmë standarde të dyfishta!
Deri në zbatimin e këtyre Vendimeve, UDHËZOJMË bizneset e HORECA-së, të mos i paguajnë këto dënime.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës”, shkruan në njoftimin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Baton Haxhiu: Për t’i fituar VV 51%, duhet të zhduken partitë tjera
Baton Haxhiu ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit në Pressing. Thotë se nëse ...
-
Qeni besnik pret çdo ditë të zotin tek dera e spitalit
Thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut dhe padyshim ky është rasti i nj...
-
Fondi i qeverisë i pamjaftueshëm për kompensimin e dëmeve
Vërshimet e para dy javëve prekën shumë komuna të Kosovës. Për të gjithë a...
-
KEDS-i paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa qytete të Kosovës
Për shkak të punimeve të planifikuara, KEDS-i ka njoftuar se nesër, e hënë, n...
-
Pacolli tregon se ka folur dy herë me Thaçin në Haga, zbulon se si po kalon ish-Presidenti në burg
Kreu i ARK-së, Behgjet Pacolli ka treguar se si e kalon ish-presidenti Hashim...
-
Visar Ymeri: Haradinaj e ka shansin më të madh të jetë President
Analistët kanë komentuar për zgjidhjen e presidentit në emisioni “Debat...
-
Endrit Shala i reagon Abelard Tahirit: PDK ka harruar se kush ishin
Ish shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, njëh...
-
Duda Balje ironizon me sloganin e LDK-së: Duda. Dudë
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka publikuar slloganin e ...
-
Arton Demhasaj: Situata shkon ne favor të Haradinajt përmes koalicionit të arrijë pozitën e presidentit
Analistët kanë komentuar për zgjidhjen e presidentit në emisioni “Debat ...
-
Mustafa: Në momentin që dështojmë ta zgjedhim presidentin, do të shkojmë në zgjedhje
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa ka paralajmëruar sh...
-
Vehbi Kajtazi: Vjosa Osmani nuk bëhet president, pozicioni i Haradinajt tani është ende më i qartë e më i fuqishëm
Analistët kanë komentuar për zgjidhjen e presidentit në emisioni “Debat ...
-
Vjosa Osmani paralajmëroi shkarkimin e Valdete Dakës, vjen reagimi i juristëve
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, mund ta shkarkojë kryesues...