Lajme

Gastronomët nuk pajtohen me Qeverinë Hoti, përsëri kërkojnë të zgjatet orari i punës

Autori: Doresa Geci 16:15 | 15 January 2021

Kërkesa e gastronomëve që orari i punës të zgjatet deri orën 23:00 nuk është plotësuar. Qeveria e Kosovës ka vendosur që në komunat me rrezik të lartë orari për gastronomët të jetë deri në orën 21:00, shkruan Gazeta Infokus.

Arjan Vranica, përfaqësues i gastronomëve në një intervistë për Gazetën Infokus ka deklaruar se Qeveria ka vendosur këtë orar për shkak të fushatës së tyre zgjedhore.

“Po ky vendim shpreh qartë vullnetin e klasës politike, konkretisht qeverisë së Kosovës e cila këtë vendim e ka bërë për përshtatje të rrethanave aktual të fushatave zgjedhore, pasi që kërkesa jonë ishte të punojmë deri në orën 23:00. Të funksionojmë duke u bazuar se nuk kishte aplikim të duhur të masave që nga 13 marsi dhe përveç kësaj nuk kemi pasur standard të njejtë kundër seciliT institucion, secilit individ”, ka thënë Vranica për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

Intervistën mund  të ndiqeni në orën 17:30në Gazetën Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera