Lajme

Gastronomët më 15 dhjetor do të protestojnë para Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 09 December 2021

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit si dhe Shoqata e Gastronomëve ka njoftuar se më 15 dhjetor do të mbajnë protestën e radhës, shkruan Gazeta Infokus.

Me moton “Boll Ma”, gastronomet kanë bërë të ditur se të mërkurën  e 15 dhjetorit duke filluar nga ora 13:00 do të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ata janë shprehur të  pakënaqur me masat që janë vendosura nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

-Advertisement-

“Qeveria e Kosovës po na kufizon e po na mban mbyllë, pa na dhënë asnjë ndihmë. Na kanë burgosë e as bukë spo na japin. Po i thërrasim e spo na përgjigjen.  Po i kërkojmë pak mëshirë, e të burgosur po na vrasin përditë”, thuhet në njoftimin e Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Kujtojmë që sipas masave të reja të Qeverisë që kanë hyrë në fuqi më 6 dhjetor, kundër pandemisë Covid-19, gastronomia lejohet të punojë nga ora 05:00 deri në orën 23:00, kurse sa i përket muzikës ajo lejohet vetëm deri në orën 21:30./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera