Lajme

Gastronomët kundërshtojnë shtrëngimin e masave

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 03 March 2021

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të bordit, ku kanë kundërshtuar mundësinë e paralajmërimit të shtrëngimit të masave.

Petrit Kollokoqi kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, tha se rritja e numrit  të infektuar me Covid-19, nuk është për fajin e gastronomisë por për shkak të tubimeve zgjedhore dhe për këtë janë kundër shtrëngimit të masave.

“Idenë për shtrëngimin e masave e kundërshtuam, ne nuk jemi fajtorë  për rritjen e numrit me të infektuar me Covid-19. Numri është rritur për shkak të tubimeve gjatë fushatës zgjedhore. Duke qenë se ne nuk jemi përgjegjës për rritjen e numrit më të infektuar, kundërshtojmë shtrëngimin e masave”, tha ai.

Të tjera