Gastronomët dalin me tetë kërkesa për qeverinë
Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 27 August 2021
Anëtarët e Kuvendit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, janë mbledhur për të diskutuar rreth vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, që pritet të hyjë në fuqi në fundjavë.
Megjithatë, gastronomët kanë konsideruar se po lihen në mëshirën e fatit dhe si rrjedhojë ia kanë parashtruar tetë kërkesa qeverisë, në mesin e të cilave përfshihet edhe reduktimi i tatimit në pagat e punëtorëve, shkruan Gazeta Express.
“Gastronomia edhe njëherë po bëhet vetëm kurban i këtyre masave, ndoshta edhe me të drejtë, mirëpo, me kufizime të tilla dhe pa përkrahje financiare, duke rrezikuar fatin e shumë punëtorëve dhe bizneseve, një vendim të tillë është veçse i dëmshëm për ekonominë dhe qytetarët. Këto kufizime duhet të shoqërohen me përkrahje financiare apo me ndryshim të politikave fiskale, dhe me vizion për lehtësimin e të bërit biznes në një kohë të tillë të jashtëzakonshme. Si Shoqatë mendojmë që është i nevojshëm një bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përkatësisht me ministrin z. Hekuran Murati, për ‘ti gjetur disa modalitete të tilla të domosdoshme”, ka thënë ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Anëtarët e Kuvendit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, u mblodhën sot për të diskutuar rreth Vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, që pritet të hyjë në fuqi për pak kohë.
Ky Vendim i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë është shumë i mirëkuptueshëm, duke u bazuar në gjendjen epidemiologjike të rënduar me Covid-19, e cila gjithsesi duhet të menaxhohet, dhe për të cilën kemi qenë gjithnjë në gadishmëri ta përkrahim si shoqatë. Duke inicuar dhe fuqizuar fushatën rreth vaksinimit, të cilën e përkrahim dhe do të vazhdojmë ta përkrahim me kreativitetin dhe thirrjen tonë publike, si dhe propozimet në raport me masat të cilat gjithnjë kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe ekonomik!
Mirëpo, këto kufizime nuk janë të drejta, kur mungon edhe përkrahja e Qeverisë sonë ndaj këtij sektori.
Bizneset po mbyllen dhe të njëjtat po lihen në mëshirën e temperaturave atmosferike dhe kapaciteteve të secilit vec e vec me hapësira katrore të terasës, për ti dalur ballë shpenzimeve operative ku përfshihen pagat e punëtorëve dhe obligimet e qirasë, likuidimit të kredive, obligimeve ndaj ATK-së, etj.
Gastronomia edhe njëherë po bëhet vetëm kurban i këtyre masave, ndoshta edhe me të drejtë, mirëpo, me kufizime të tilla dhe pa përkrahje financiare, duke rrezikuar fatin e shumë punëtorëve dhe bizneseve, një vendim të tillë është veçse i dëmshëm për ekonominë dhe qytetarët. Këto kufizime duhet të shoqërohen me përkrahje financiare apo me ndryshim të politikave fiskale, dhe me vizion për lehtësimin e të bërit biznes në një kohë të tillë të jashtëzakonshme.
Si Shoqatë mendojmë që është i nevojshëm një bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përkatësisht me ministrin z. Hekuran Murati, për ti gjetuar disa modalitete të tilla të domosdoshme.
Asnjë prej masave emergjente të ndërmarrura nga të dy Qeveritë që kanë menaxhuar me pandeminë, nuk janë kompletuar deri në fund pasi që ka shumë biznese që kanë raportuar që nuk kanë përfituar nga to, e që gjithnjë dhe natyrisht që gastronomia bën pjesë me përqindje të madhe.
Lidhur me mbylljen e fundit të muajit Prill, dhe në rastin e masës së fundit financiare, e veçanërisht kur ato mjete ishin të destinuara edhe për sektorin tonë, përkatësisht gjysmës së pagave të punëtorëve dhe gjysmës së qirasë, ishin 33% të bizneseve të gastronomisë që nuk kanë përfituar nga e njëjta. Andaj lidhur me këto ne i kemi bërë disa propozime të cilat presim që Ministria e Financave ti shqyrtojë dhe të na ftojë së bashku për ti diskutuar e që disa prej tyre mund ti kuptoni më poshtë:
I. Subvencionimi i gjysmës së pagës mesatare të punëtorëve për 3 muaj radhas.
II. Mbulimi i shpenzimeve operative (qiratë, rryma, uji, mbeturinat) – të vitit 2020 dhe 2021 për bizneset që kanë zhvilluar aktivitet të pjesshëm ekonomik.
III. Kompensim mujor për pronarët e bizneseve të cilat nuk janë lejuar të operojnë gjatë pandemisë. Kompensimi duhet të përcaktohet nga 10% të fitimit neto të vitit 2019. Kjo pagesë duhet t’iu ndahet në baza mujore për një periudhë të arsyeshme.
IV. Të bëhen ndryshimet ligjore që mundësojnë pagesën e detyrimeve tatimore aktuale, të paguhen në vitin pasues me këste 3 mujore pasdhënie (Sipas sistemit Anglez). Kjo vlen vetëm për tatimin në fitimin e tatueshëm për Korporata, si dhe tatimin në të ardhurat personale të tatueshme për Bizneset Individuale. Ofrimi i kësaj mundësie nënkupton që obligimet tatimore të periudhës 2021, të paguhen në formë të kësteve pasdhënie në vitin 2022. Kjo formë e pagesës të aplikohet për periudhat e ardhshme tatimore.
V. Të ndryshohet pragu i kalkulimit të të ardhurave personale të pa tatueshme në paga, nga 960,00 euro në vit (80,00 euro në muaj), në 1.800,00 në vit (150,00 në muaj). Ndërsa për paga më të larta të gjendet një proporcion i arsyeshëm, në mënyrë që të aplikohen shkallët tatimore prej: 4%; 8%; dhe 10%.
VI. Të shtyhen pagesat e afateve të kredive dhe kthimit të mbitërheqjeve të vjetra (para pandemisë). Interesi të subvencionohet nga buxheti i shtetit.
VII. Të shqyrtohet reduktimi i normave tatimore në pagat e punëtorëve dhe tatimit ne fitim.
VIII. Të zgjatet vendosja e TVSH-së në shitje në 8% deri më 31 dhjetor 2026.
Presim reagim urgjent të institucioneve relevante të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të veprohet drejtë dhe në kohë në raport me vështirësitë ekonomike që po ballafaqohen bizneset e gastronomisë, dhe që po pritet të intensifikohen gjatë javës së ardhshme!
Të tjera
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...