Lajme

Gashi tregon nëse Agim Çeku mund të dënohet me burg për listat e veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 11 October 2018

Gjykata Themelore në Prishtinë, sot i ka kthyer Prokurorisë Speciale aktakuzën kundër Agim Çekut dhe 11 të tjerëve lidhur me listat e veteranëve.

Sa i përket kësaj, avokati Tomë Gashi në emisionin “Click”, tha se politika vendos për gjithçka e edhe në rastin e lartcekur.

Gashi tha se pensionet e veteranëve nuk do të ndalen me vite.

-Advertisement-

“Qëllimi ka qenë që këtë seancë dëgjimore mos me e mbajt për me u ndërpre pensionet, se sa i përket Agim Çekut e tjerëve na tanë po e dijmë se ata në burg nuk shkojnë për këtë farë akuze as larg asaj. Bile shumë është problem me i shpall fajtorë”, tha Gashi.

Gjykata Themelore në Prishtinë e klheu prapsht aktakuzën ndaj Çekut, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari me arsyetimin se është konfuze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera