Fokus

Gashi thotë se hoxhallarët po i manipulojnë qytetarët me dreqin

Autori: Halil Berisha 22:55 | 11 September 2019

Hoxha Drilon Gashi, që nga Bashkësia Islame e Kosovës u shkarkua nga pozita e imamit që e mbante në xhaminë e Vitomiricës në Pejë, në një intervistë për gazetën inFokus, ka folur për shumë tema që ky i interpreton ndryshe jo veç nga BIK por edhe nga thuaj të gjithë hoxhallarët në Kosovë.

Në mesin e tyre, Gashi flet edhe për hoxhallarët që pretendojnë që shërojnë sëmundjet psikike përmes lutjeve e shkrimeve të të ashtuquajturave “hajmali”.

Gashi për këto thotë se të gjitha janë mashtrime e manipulime, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Ajo çka kam mohu është besëtytnia e gogolit edhe ekzorcizmit bashkëkohor që e murrë në qafë njerëzimin. Para dy dite e lexova një shkrim, një hoxhë duke i bërë rukje një gruaje të sëmurë e shkreta me probleme psikike i ka ra mas kreje e ka mbytë, tu e nxjerrë xhinin. Janë tu manipulu masën me këto gjana, kanë hy në trupin tënd 30 xhinë, ku i pave ti edhe duhet me ardhë në 30 seanca me i pagu ka 30 euro, çdo seancë me ta hjekë nga një xhin. Kjo është lojë me popullin e thjeshtë, këto unë e kam shpjegu janë çregullime psiqike që duhet me u trajtu përmes terapisë bashkëkohore psikologjike, tek psikiatri, psikoterapisti, psikologu, e jo te hoxha sepse hoxha nuk është i kualifikuar për këto çështje, sëmundjet e shpirtit duhet me kry shkollë për me i ditë”.

Andaj, Gashi thotë që këto gjëra do të duhej të i ndal shteti me ligj, pasi jo vetëm që nuk shërojnë, ato krijojnë edhe probleme tjera për të sëmurët.

“Ish dashtë këto gjëra me u ndalu me shtet, fajet i ka shteti, shteti ish dashtë me i ndalu këto gjana sepse po maltretohet e po mashtrohet populli, po i qon paret e tyre po i hargjojnë kot, nuk ka shërim në ato gjana, njerëzit që kanë probleme psikologjike duhet me u trajtu tek psikologu ose psikoterapisti, jo te hoxha i cili nuk ka erë as në mjekësinë bashkëkohore edhe plus asaj po ja shtojnë vesveset duke i thanë ti ke dreqën brenda po ja shton vesveset”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera